Sigal

Rreth 150 fëmijë kanë marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Hamburg, kundër përdorimit të tepruar të telefonit celular nga ana e prindërve të tyre.

“Luaj me mua dhe jo me celularin tënd”, ishte kjo motoja që karakterizoi manifestimin.

Ky event u organizua me anë të Facebook nga 7-vjeçarja Emil Rustige, e cila më pas bindi prindërit e saj që të shkonin në rajonin e policisë për të kërkuar autorizimin e duhur që ajo të marshonte me bashkëmoshatarët e saj

Kanë qenë të shumtë mesazhet e fëmijëve, mes të cilëve dhe ai që ata bëjnë rrëmujë sepse prindërit e kanë mendjen tek telefoni. Të shoqëruar nga forcat e rendit fëmijët kërkuan një të drejtë të tyre në mënyrë shumë origjinale.

Një zëdhënës i forcave të rendit deklaroi se manifestimi i fëmijëve ishte menaxhuar në mënyrë shumë serioze, njësoj si do ishte bërë nëse do të kishin qenë të rritur. Protesta përfundoi me fëmijët që u mblodhën të luajnë në një park lojërash.