Fëmija shpëton nga sulmi i pumës në Uashington me lëndime të lehta

91

Një fëmijë shpëtoi mjaft mirë edhe pse me lëndime pasi u sulmua nga një puma në Leavenworth të Uashingtonit.

Departamenti i Shtetit në Uashington për Peshqit dhe Natyrën tha në Twitter se oficerët në Parkun e Inkuracionit ku edhe ndodhej kjo kafshë, vunë re se kishte një sjellje anormale të saj dhe pas disa ditësh dalluan edhe se ajo ishte larguar nga parku.

Kërkimi për pumën ishte i pasuksesshëm dhe zyrtarët e mbyllën parkun me mendimin për vazhdimin e punimeve në ditët në vazhdim por ngjarja u bë shumë shpejt e bujshme pasi u raportua se një fëmijë e vogël ishte sulmuar nga një puma dhe madje kishte marrë edhe dëmtime serioze por fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

Kafsha sapo kishte sulmuar vogëlushen ishte larguar dhe punonjësit mundën ta gjenin atë në orën 1:30 të mëngjesit ku dhe i bënë eutanezinë duke e vendosur në gjumë.

Parku i Enchantment u rihap të dielën, sipas CNN.

Kushdo që ndesh një pumë nuk duhet të vrapojë, sepse drejtimi dhe lëvizjet e shpejta mund të shkaktojnë një sulm, kjo është këshilla që postoi në internet, Departamenti i Shtetit në Uashington për Peshqit dhe Natyrën. /F.H/SYRI.NET