Euronews: Policia përplaset me protestuesit që kërkojnë zgjedhje të parakohshme

111

Mediat botërore vazhdojnë ti japin hapësirë të zgjeruar protestës së madhe të opozitës që u zhvillua sot në Tiranë.

Kanali televiziv Euronews, raporton në kronikën e tij se “dhuna erdhi pasi disa mijëra njerëz morën pjesë në një protestë paqësore që bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme.”
 
Ja kronika e plotë
 
Policia shqiptare ka qëlluar me gaz lotsjellës dhe ka përdorur ujin me presion në një përpjekje për të shpërndarë protestuesit që përpiqeshin të hynin në parlament.
 
Dhuna erdhi pasi disa mijëra njerëz morën pjesë në një protestë paqësore që bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme.
 
Disa protestues dhe policë pësuan lëndime të lehta.
 
Protestat nisën muajin e kaluar pas akuzave të opozitës për korrupsion dhe mashtrim elektoral.
 
Si Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna.
 
Shqipëria shpreson të fillojë bisedimet në qershor për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Por EU thotë se duhet bërë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.