Emri i ri i Maqedonisë, Kotzias: Arritëm marrëveshjen më të mirë për vendin

90

Nuk dhamë as edhe një gjë në këmbim të diçkaje tjetër, në bëmë marrëveshjen më të mirë për vendin, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin grek ANT1 në lidhje me marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për të zgjidhur çështjen e emrit.

“Shumica e njerëzve e kuptojnë se është zgjidhur një problem me Shkupin”, theksoi ai.

“Megjithatë, disa janë të hutuar në lidhje me historinë e Greqisë antike dhe gjeografinë e Maqedonisë”, tha Kotzias.

“Për herë të parë Athina dhe Shkupi arritën një marrëveshje përfundimtare dhe të pakthyeshme që ka ndarë civilizimin antik grek. Kjo marrëveshje do të votohet në Parlamentin grek”, vazhdoi ai.