Del autokolona e parë me të plagosur nga Aleppo

505
Sigal

Del
autokolona e parë me të plagosurit nga qyteti i shkatërruar i Alepos në Siri,
atje ku është përqendruar e gjithë vëmendja. ‘Anadolu Agency’ shkruan se
autokolona ka kaluar pikën e kontrollit të forcave të regjimit sirian, ndërsa
të plagosurit do të zhvendosen me autobusë me ngjyrë të gjelbër në Idlib, në
kufirin turko-sirian.

Përpjekja e parë për evakuimin e
civilëve nga Alepoja, që ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe milicëve shiitë,
u pengua nga këta të fundit me anë të një sulmi ndaj autokolonës. Autokolona
prej 20 autobusësh transporton 200 të plagosur, ku 50 prej tyre janë në gjendje
të rëndë. Të plagosurit do të transferohen në autobusët që presin në anën e
regjimit. Autokolona më pas do të vazhdojë rrugën e saj prej katër kilometrash
në pjesën e kontrolluar nga regjimi i Asadit dhe do të kalojë në rajonet e
Alepos Perëndimore.

Të plagosurit janë planifikuar të
dërgohen në qytetin e Idlibit i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë
dhe që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Ndërkohë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë është duke shoqëruar autokolonën e të
plagosurve.