Austria mban zgjedhjet parlamentare

504
Të dielën në Austri u hapën kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme të cilat sipas analistëve, mund të çojnë në ripërtëritjet e konservatorëve.
Anketat i japin përparësi politikanit Sebastian Kurz, udhëheqësi karizmatik 31 vjeçar i konservatorëve.
Fushata është dominuar nga çështja e migracionit. Austria, me një popullsi prej më pak se 9 milionësh, priti 90 mijë strehim kërkues, shumica myslimanë gjatë krizës së migrimit të vitit 2015, duke nxitur mbështetje për politikanët e së djathtës së skajshme që janë në favor të ligjeve më të ashpra mbi migrimin.
Konservatorët pësuan një goditje në dhjetor 2016 kur Norbert Hofer u mposht ngushtë në zgjedhjet e dominuara nga çështja e migracionit, por në të cilën votuesit zgjodhën një kandidat të Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.
Tani, analistët thonë se Partia Popullore Konservatore, e udhëhequr nga zoti Kurz, është e para ne anketa duke lënë prapa Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë dhe socialistët.
Sigal