Sigal

Ata kanë kryer të paktën 78 vjedhje automjetesh në rrethinat jugore të Atikës. Në pranga e policisë në Lavrio kanë përfunduar një shqiptar dhe një algjerian, 30 dhe 38 vjeç.

Ata u identifikuan pasditen e së mërkurës së shkuar menjëherë pas një tjetër vjedhjeje të një makine të parkuar pranë vendit arkeologjik të tempullit të Poseidonit në Sounion.

Si rezultat i hetimeve të policisë, u zbuluan të dy autorët së bashkua me bashkëpunëtorët e tyre, që kishin ngritur një grup kriminal që vidhte në mënyrë sistematike automjetet.

Pas grabitjes së makinës nga dy të arrestuarit, një grup tjetër vazhdoi punën duke e çmontuar atë.

Deri më tani, 78 raste vjedhje automjetesh janë zbuluar në zona të ndryshme të Atikës Juglindore, si në Laureotiki, Anavissos Vari, Vula, Vouliagmeni, dhe Koropi Kalivia.

Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës.