Atentat ministrit të Brendshëm në Pakistan, qëllohet me armë zjarri

453
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur në një atentat me armë zjarri në provincën Punxhab, ku ai ishte duke marrë pjesë në një takim, kanë thënë zyrtarët.
Zëvëndësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry ka thënë se Iqbal është qëlluar me plumb në dorë.
Ministri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar policinë dhe familjen e ministrit.
Portali ‘Dawn.com’ ka cituar zyrtarin policor Imaran Kishwar të ketë thënë se autori ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metra.
Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili besohet se është rreth 20 vjec. Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Sigal