“Alienët mund të jenë tashmë në Tokë”

805
Sigal

Një shkencëtar i NASA-s ka ngritur teorinë se alientët mund të kenë vizituar tashmë në Tokë.

Silvano P. Colombano, i cili punon për Divizionin e Sistemeve Inteligjente të NASA-s, beson se kemi humbur një vizitë nga alienët në planetin tonë.

Colombano beson se alienët mund të kenë shkuar përtej teknologjisë njerëzore dhe të kenë zotëruar edhe udhëtimin ndëryjor.

Ai shprehet se alienët janë një entitet jashtëzakonisht i vogël super-inteligjent.

Parashikimi vjen në një kohë të rëndësishme për agjensinë amerikane të hapësirës, pasi roboti i tyre InSight arriti me sukses në Mars, ku u zbuluan një objekt i shndëritshëm në sipërfaqen e planetit.