6 viktima, 16 të zhdukur dhe 200 të plagosur, bilanci i një taifuni në Kinë

75
Një tajfun i fuqishëm me erëra që arritën deri në 180 kilometër në orë goditi bregun jugor të Kinës, duke shkaktuar viktima, përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas agjensisë së lajmeve Xinhua, të paktën gjashtë persona humbën jetën, mbi 200 janë plagosur, kurse autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin.
Të dielen tajfuni Mujigae bllokoi disa peshkarexha në det dhe sipas mediave 16 peshkatarë rezultojnë ende të zhdukur.
5 persona humbën jetën si pasojë e uraganit në qytetin Foshan, teksa shumë autostrada në jug janë mbyllur si pasojë e shirave dhe erërave të forta.
Por gjithashtu janë paralizuar edhe fluturimet dhe shërbimet hekurudhore. Zonat më të prekura janë Hainan, Guangdong dhe Guangxi.
Tajfuni ka shkaktuar shumë dëme materiale të cilat për momentin nuk janë të llogaritura ekzaktësisht dhe ka lënë shumë zona pa energji elektrike, ujë dhe linja telefonike.
Stuhia ka prishur planet e shumë qytetarëve për të udhëtuar gjatë javës së pushimit që nis sot në Kinë.