13 arsyet se pse duhet ta shohësh edhe ti “13 Reasons Why”.

665
“13 Reasons Why” është një serial i ri që trajton tema të rëndësishme, si bullizmin, vetëvrasjen në radhët e adoleshentëve, ofendimet seksuale dhe na mëson shumë se sa të vështirë e kanë jetesën adoleshentët e sotëm në kushtet e zhvillimit të teknologjisë. Ka pasur plot nga ata prindër që e kanë kritikuar këtë serial, sidomos pas vetëvrasjes së dy adoleshenteve prej tij. Sipas tyre, mesazhet nga “13 Reasons Why” janë tepër të dobishme, por jepen në një mënyrë shumë të fuqishme për t’u përballuar nga ana e një adoleshenti që është në stres. Unë i kam parë të trembëdhjetë seritë e serialit të parë dhe më poshtë ju kam renditur trembëdhjetë arsyet se pse duhet ta shihni këtë serial.
Prindërit duhet ta shohin për të mbrojtur fëmijët e tyre, adoleshentët e sotëm, nga bullizmi, apo dëmet prej rrjeteve sociale.
Na mëson rreth depresionit dhe vetëvrasjes.
Na mëson rreth bullizmit në shoqërinë tonë, sidomos në radhët e adoleshentëve.
Na mëson se sa e rëndësishme është t’i mbështesim personat që kanë qenë viktima të një përdhunimi në jetën e tyre.
Na jep mësime duke na mërzitur, në mënyrë që impakti tek secili nga ne të jetë më i madh.
Mund të gjejmë veten nëse kemi qenë ndonjëherë në depresion.
Mund ta gjejmë veten tek personazhet e tij, edhe kur të tjerët nuk na kanë kuptuar në të shkuarën.
Mund të gjejmë veten tek personazhet e tij, edhe kur të tjerët nuk na kuptojnë në të tashmen.
Na ndihmon të kuptojmë, nëse rreth nesh kemi miq që mund të kenë rënë në depresion dhe mund të mos i kemi kuptuar më parë.
Nëse të pëlqejnë serialet e trishtë dhe misteriozë, ky serial është i duhuri.
Na ndihmon të kuptojmë se edhe ata që janë në qendër të vëmendjes, kanë shumë probleme në jetën e tyre.
I mëson mësuesit se si t’u vijnë në ndihmë nxënësve të tyre që mund të kenë rënë pre e depresionit.
Të mëson si të sillesh me fëmijën tënd në të ardhmen, nëse në adoleshencën tënde edhe ti je ofenduar prej të tjerëve.
Sigal