Nuk humbet degën e fituar, edhe nëse vazhdon konkurrimin për preferencë më të lartë

495
Sigal

Udhëzimi/ Edhe 3 ditë afat për t’u regjistruar. Ja si duhet të veprojnë kandidatët fitues për regjistrimin paraprak

Të gjithë fituesit e shpallur në listat paraprake (Raundi i parë, formulari A2, faza I) kanë të drejtë të bëjnë regjistrimin on-line në fazën paraprake nga data 16.09.2014 deri në datën 22.09.2014, ora 24:00.

– Të regjistrohesh me opsionin “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë ”, do të thotë që nëse, në listat përfundimtare të cilat shpallen në datë 29.09.2014 grumbullon pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në ndonjë preferencë më të lartë, atëherë, automatikisht, fituesi kalon në atë preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë në atë program studimi.

– Nëse kandidati nuk i arrin pikët për t’u shpallur fitues në një preferencë më të lartë, atëherë mbetet në po këtë program studimi, ku u regjistrua në fazën paraprake. Pra, nuk e humbet këtë program studimi dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014.

– Të regjistrohesh me opsionin “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” do të thotë që edhe në listat përfundimtare, të cilat shpallen në datë 29.09.2014, studenti do të shpallet fitues në po të njëjtën preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014.

– Në rastin kur fituesi nuk regjistrohet on-line në fazën paraprake, ai e humbet të drejtën të shpallet fitues në listat përfundimtare në datën 29.09.2014. Lutemi mos humbisni datat për regjistrimin paraprak.

Udhëzuesi për regjistrimin paraprak on-line nga kandidatët fitues

 1. Për të kryer regjistrimin on-line duhet të shkoni tek linku: http://matura.akp.gov.al;

2. Te faqja e hapur do të keni pamjen e mëposhtme:

  3. Këtu duhet të klikoni te butoni : “Regjistrohu në programin e studimit” dhe do t’ju shfaqet pamja e mëposhtme:

  4. Te fushat e shfaqura duhet të plotësohen me kujdes të dhënat e kërkuara. Në fushën

“Kartë Identiteti” duhet të vendoset numri personal (kliko mbi fjalën shembull dhe do të shfaqet një kartë identiteti ilustruese). Numri personal, i kornizuar si më poshtë, gjendet në pjesën e poshtme, djathtas saj).

 5. Duhet bërë kujdes që të plotësohen të gjithat fushat dhe informacioni në to të jetë i saktë. Pas plotësimit klikoni te butoni: “Identifikohu”.

6. Nëse të dhënat tuaja nuk janë të sakta do të shfaqet mesazhi i mëposhtëm:

Kjo do të thotë se për të bërë regjistrimin e fazës së parë ju duhet të paraqiteni detyrimisht pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit në Universitetin ku jeni shpallur fitues me dokumentin tuaj personal të identifikimit.

7. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta do të vazhdoni procedurat e regjistrimit on-line sipas hapave të mëposhtme. Dritarja e mëposhtme shfaqet në ekran.

  Informacionet e mësipërme do të jenë të dhënat tuaja personale, të cilat plotësohen automatikisht nga sistemi pas konsultimit me bazën e të dhënave.

8. Për t’u regjistruar në programin e studimit, në fazën e parë, duhet të klikoni butonin:

“Regjistrohu”. Pasi klikoni te ky buton, në adresën tuaj të email-it do t’ju dërgohet një mesazh konfirmues, i cili ju njofton se jeni regjistruar tek programi i studimit në të cilin jeni shpallur fitues. Më pas do t’ju shfaqet pamja e mëposhtme:

9. Nëse jeni shpallur fitues te një preferencë e ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin për një preferencë më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas të klikoni tek butoni: “Ruaj”.

10. Nëse doni të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta zgjidhni (klikoni) opsionin: “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe klikoni butonin: “Ruaj”. Pasi të klikoni te butoni “Ruaj” do t’ju shfaqet mesazhi “Veprimi u krye me sukses” dhe pas kësaj mund të dilni nga faqja dhe të mbyllni browserin e internetit.

11. Sjellim në vëmendje se veprimi i regjistrimit on-line lejohet të kryhet vetëm njëherë.