Kaçani: Kërkesa për heqjen e konkursit në Arkitekturë, nuk u pranua për vonesë të paraqitjes

638
Sigal

AKP/Paketa informuese për A2. Zbardhen datat e konkurseve për degë të veçanta

Edhe vitin e ardhshëm akademik nuk do të hiqet konkursi në Arkitekturë, pasi Ministria e Arsimit, me kompetencat që ka, nuk e miratoi atë për shkak të vonesës së paraqitjes së kërkesës. Këtë e konfirmon për “Telegraf” Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Akademiku Jorgaq Kaçani. “Kërkesa nga ana jonë duhej të ishte paraqitur më parë, që në muajin shkurt, apo mars. Ky ishte një nga kriteret kur një universitet vendos për kërkesa specifike në drejtim të Maturës Shtetërore,” shprehet Kaçani. “Sivjet do të jetë një konkurs jo në tre ditë si vjet, por në dy, pra dy seanca do të bashkohen në një ditë, një seancë e mbyllur dhe një jashtë. Konkursi do të zhvillohet në 3-4 shtator, ku konkurruesit do të vlerësohen me 60 pikë nga konkursi, kurse 40 pikë do t’i kenë nga Matura Shtetërore.

Udhëzimi i MASH

Në udhëzim përcaktohen rregullat për zhvillimin e konkurseve për disa degë të Arteve, Sporteve dhe Universitetit Politeknik, si dhe datat e tyre. “Pranimet do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe pikëve të fituara nga konkursi i pranimit”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në programet e studimit “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urbanist”, rezultatet e shkollës se mesme (nota mesatare dhe provimet e maturës llogariten në masën 40%, ndërsa ato të konkursit të pranimit në masën 60%. Datat e konkursit për dy degët do të jenë nga data 2 deri më 4 shtator. Këtë vit për herë të parë Arkitektura do të funksionojë si fakultet më vete, dhe jo si degë e Fakultetit të Inxhinierisë. Në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe Akademinë e Arteve në Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme llogariten në masën 30%, ndërsa ato të konkursit në masën 70%. Konkursi do të bëhet në Tiranë. Kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit në programin ku ka konkurruar, nuk fiton të drejtën e studimit. Në Universitetin e Sporteve rezultatet e shkollës së mesme llogariten në masën 50%, ndërsa ato të konkursit në masën 50%. Kurse periudha e regjistrimit për konkurrentët do jetë nga data 16 Gusht 2013 deri në orën 12.00 të datës 27 Gusht 2013. Do të jetë Agjencia Kombëtare e Provimeve, AKP, që deri në datën 14 Gusht 2013, duhet të përgatisë listën e konkurrentëve për konkurset e pranimit, sipas preferencës së kërkuar prej tyre ne Formularin A2, dhe tua dorëzojë Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, sipas programit të studimit, në datën 15 Gusht 2013.

Formulari A2

Përsa i përket formularit A2, AKP po bën gati paketën informuese teknike sesi do të aplikohet për ta plotësuar atë. “Ndërkohë maturantët, javën e kaluar dhe gjysmën e javës në vijim, duhet të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, (për ata që s’kanë shkuar), që të bëjnë të vlefshme hedhjen e pikëve mesatare, për ata që janë maturantë të vitit 2013 dhe të notës mesatare për ata që janë kandidatë që vijnë nga vitet e kaluara. Pra pikët mesatare të tre viteve për ata që janë në sistemin e ri, ose nota mesatare e katër viteve për ata që kanë mbaruar në sistemin para 2011-ës. Nga ana tjetër, ata do të plotësojnë  formularin online si vitin e kaluar, por sivjet do ta bëjnë individual dhe ne po merremi me planifikimin e grafikut të aplikimit dhe mënyrën se si do të futen udhëzuesit teknik që do të tregojnë, se si maturantët do të përdorin kredencialet për të hyrë dhe për të mundësuar plotësimin e formularit A2. Deri në fund të javës, ata do të kenë në faqet elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, udhëzuesit teknik se si do të procedojnë. Edhe mënyrën se si do të futen në sistem, edhe grafikun kur do të jetë e parashikuar shkolla apo drejtoria së cilës i përkasin, për të aplikuar online” shprehet për “Telegraf” Alfons Harizaj, kreu i AKP-së.

Datat e konkursit të pranimit në universitetet përkatëse

1) Universiteti i Arteve, Tiranë:

a. Fakulteti i Muzikës       2 Shtator – 6 Shtator 2013

b. Fakulteti i Artit Skenik       2 Shtator – 6 Shtator 2013

c. Fakulteti i Arteve Figurative   2 Shtator – 6 Shtator 2013

2) Universiteti i Sporteve të Tiranës:

a. Shkenca të Lëvizjes     2 shtator – 4 shtator 2013

b. Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit                      2 Shtator – 4 Shtator 2013

3) Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër:

a. Edukim Fizik dhe Sporte     2 Shtator – 4 Shtator 2013

4) Universiteti “Aleksandër Xhuvani”:

a. Edukim Fizik dhe Sporte    2 Shtator – 4 Shtator 2013

5) Universiteti Politeknik i Tiranës:

a. Arkitekturë           2 Shtator – 4 Shtator 2013

b. Arkitekturë (Urbanist)      2 Shtator – 4 Shtator 2013

6) Universiteti “A. Moisiu” i Durrësit (FASTIP):

(Programe në Gjuhë Angleze):

a. Menaxhirn i Bankave     2 Shtator – 4 Shtator 2013

b. Menaxhim Hoteleri-Turizëm   2 Shtator – 4 Shtator 2013

c. Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

2 Shtator – 4 Shtator 2013

d. Multimedia dhe Teknologji Informacioni

2 Shtator – 4 Shtator 2013

7) Akademia e Arteve, Shkodër:

a. Fakulteti i Muzikës       2 Shtator – 6 Shtator 2013

b. Fakulteti i Arteve Figurative    2 shtator – 6 shtator 2013

box

 Tarifat e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit:

a. Në të gjitha programet e studimit ne Universitetin e Sporteve të Tiranës: 5,000 (pese mijë) lekë

b. Në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve, Tiranë:   5,000(pesë mijë) lekë

c. Në programet e studimit në Universitetin “Luigj Gurakugi”, Shkodër:

“Edukirn Fizik dhe Sporte” 5,000 (pesë mijë) 1ekë, dhe “Pikturë-Grafikë” 5,000 (pesë mijë) lekë.

d. Në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan: 4,000 (katër mijë) lekë.

e. Në programin e studimit “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urbanist” në Universitetin Politeknik të Tiranës: 8,000 (tetë mijë) lekë.

f. Në të gjitha programet e studimit në Akademinë e Arteve, Shkodër: 5,000 (pesë mijë) 1ekë.