Sigal

Në çerdhen nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi”,  pas orës 4.00 të mëngjesit ka shpërthyer zjarri. Shkak ka qënë shpërthimi i gazit në dhomën ku ishin vendosur bombulat e gazit.

Fatmirësisht, çerdhja ka qënë e mbyllur dhe nuk ka pasur fëmijë në atë orar dhe dëmet kanë qënë materiale. Policia e zjarrfiksësit kanë mbërritur dhe kanë shuar shuar flakët. Por, ngjarja ka ngjallur panik tek prindërit e fëmijëve, kryesisht banorë të zonës, pasi kanë mësuar ngjarjen.

Informacioni paraprak nga Policia e Shtetit:

Më datë 16.08.2018, rreth orës 4:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.