Sigal

Presidenti Meta ka vijuar me vizitën e tij në Kroaci, teksa vetëm pak minuta më parë ka postuar një status ku shkruan se ka një respekt të veçantë sot për familjet dhe pinjollët e tyre që kanë ruajtur të gjallë shpirtin dhe kulturën Arbanase dhe kanë lënë gjurmë të shkëlqyera edhe në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë moderne.

Ja statusi i plotë i Metës:

Një respekt të veçantë sot për familjet dhe pinjollët e tyre: Deshpali, Kotlar, Stipçeviç, Mateshiç, Krstiç, Duka, Kalmeta, Rela e të tjerë që kanë ruajtur të gjallë shpirtin dhe kulturën Arbanase dhe kanë lënë gjurmë të shkëlqyera edhe në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë moderne.