Valbona Sako (Bisha) është Kryebashkiakia e parë femër e Partisë Socialiste për Bashkinë e Durrësit

996
Sigal

Kandidatja e   Partisë Socialiste  Valbona Sako do të marë ditën e premte zyrtarisht në orën 10.00   drejtimin e Bashkisë së Durrësit, duke zëvendësuar Vangjush Dakon. Përpara kandidimit dhe shpalljes si fituese në qytetin bregdetar ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës. Pas sondazheve të shumta dhe dëgjesave publike por edhe debateve midis strukturave të PS-së në Durrës, kreu i kësaj partie Edi Rama vendosi  që gjatë këtij mandate  bashkinë e qytetit bregdetar ta drejtojë një grua dhe pikërisht financierja Valbona Sako.
Ajo vjen nga fusha e financave dhe me një përvojë mbi 25 vjeçare në kët fushë si dhe trajnime të shumta Brenda dhe jashtë vendit.


Sako pas shpalljes fituese dhe çertifikimit të mandatit nga gjykata do të jetë emri që do të zëvendësojë  Vangjush Dakon. Ky i fundit ka drejtuar për më shumë se 12 vite Bashkinë e Durrësit si dhe është ekspononeti më i fuqishëm në radhët e Partisë Socialiste në rang qarku.

Valbona Sako, e martuar dhe nënë e dy vajzave, gjë që nuk e ka penguar që të zhvillojë aftësitë e saj profesionale dhe ngjitjes në karrierë. Ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetitn shtetëror të Tiranës në degën e Financës me rezultate të larta. Ndërkohë që më pas është kualifikuar si më poshtë:

Kurse kualifikimi mbi fiskalitetin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Shkolla e fiskalitetit “NOISSY LE GRAND” Paris, 09.05.2002-31.05.2002 përfituar me testim pranë Ambasadës Franceze.

Shkolla e fiskalitetit “NOISSY LE GRAND” Paris 19.06.2006-07.07.2006 2002 përfituar me testim pranë Ambasadës Franceze.

Në Berlin pranë  Organizatës Ndërkombëtare – IOTA 18-20/06/2014 për tema “Boshllëkun Tatimor”
Në Gjeorgji për “Bashkimin Tatime-Dogana”

Në Bukuresht 07-08/07.20016 tek Organizata Ndërkombëtare IOTA për tema “Boshllëkun Tatimor”

Në Bukuresht dt 30.05-02/06/20017 tek Organizata Ndërkombëtare FMN për tema “VAT policy and administration challenges in the ECA Region”

Në SOFJE dt 31/10-02/11/2017 tek Organizata Ndërkombëtare IOTA.

Ne BUDAPEST dt 08-09/11/2017 tek Organizata Ndërkombëtare IOTA për tema “Qeverisja tatimore dhe siguria e të dhënave”.

Në Vienë dt.13-14/12/2017 BMF Federal Ministry of Finance për tema :” Risk Management, Tax and Customs Coordination, Tax office:structure, tasks. Activities; advantages/disadvantages for the tax payers incl. current projects”.

1993-1999 – Llogaritare e parë në NFLU

2000- 2013 – Inspektore vlerësimi, Risku, Kontrolli Tatimor, Specialiste Rregjistrimi në Drejtorinë e Shërbimit ndaj Tatimpaguesit, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës

02.11.2013 – 10.05.2019 – Drejtor Rajonal i Drejtorisë Rajonale Tatimore

Drejtoi  prej më shumë se 6 vitesh Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Dega Durrës

Flet shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Italisht, Frëngjisht dhe Anglisht.