U godit me shuplakë nga prindi i fëmijës, flet drejtoresha: Ndërhyra për të mbrojtur mësuesen shtatzënë

480
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 25 prill në fshatin lundër të Tiranës në një shkollë 9-vjeçre.

Bardhi Xixi, prind i një fëmijë që frekuentonte kopështin, ka qëlluar me shuplakë drejtoreshën e shkollë, Alma Kaziu.

Kjo e fundit ka treguar për Faxweb të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ajo është shprehur se prindi erdhi në gjendje të dehur, pa fëmijë duke lozuar dhe iu krijua ideja se djali i tij është i pambrojtur.

Drejtoresha shton më tej se Xixi kishte filluar të konfliktohej me një mësuese shtatzënë.

Drejtoresha tregon se në konflikt u përfshinë 4 mësuese dhe ajo. Ndërkohë prindi i fëmijës është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Drejtoresha shprehet:

Më datën 25 prill në shkollën tonë erdhi një prind në gjendje të dehur, i cili ka fëmijën në parashkollor këtë vit. Pa fëmijët që po loznin jashtë dhe ju krijua ideja që fëmija im do dëmtohet, ju duk sikur fëmija e tij ishte i pambrojtur. Ishte ora 12 pa çerek, në orën e pestë të mësimit. Ai hyri lirshëm pasi ishte ora që prindërit vijnë dhe marrin fëmijët. Jashtë ishin dy mësuese dhe njëra prej tyre është shtatzënë. Zotëria, Bardh Xixi, shtyu atë që nuk është shtatzënë dhe unë për të evituar që të shtynte edhe tjetrën ndërhyra. Normalisht përveçse jam mësuese, jam edhe përgjegjëse e institucionit. Ai i njeh të dyja mësueset, pasi njërën e ka edhe bashkëfshatare. Ai bërtiste dhe fliste me një fjalor joetik. Gjithsej jemi përfshirë 5 persona, 4 mësuese dhe unë. Përveç dy mësueseve që u shtynë nga zotëria në fjalë, dy të tjerat ndërhynë për ta qetësuar. Ne telefonuam të plotëfuqishmin e zonës dhe më pas vijoi proçedura. Aktualisht di që autori është në gjendje të lirë. Di që çështja i ka kaluar prokurorisë. Unë u bëra 13 vite që punoj këtu dhe ky është një komunitet i mirë.