Totozani: Po ndjek me shqetësim operacionet e shpëtimit

557
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp për fatkeqësinë e shkaktuar nga tërmeti në Itali.  Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shpreh dhimbjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, pas tërmetit shkatërrues në Italinë fqinje, si dhe i bashkohet lutjeve për shpëtimin e sa më shumë njerëzve, që qëndrojnë ende nën gërmadhat e shtëpive të shembura. 
 Totozani po ndjek me shqetësim operacionet e shpëtimit, si dhe çdo informacion që lidhet me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në zonat e prekura nga ky tërmet shkatërrues, në Italinë qendrore.  Avokati i Popullit,  Igli Totozani, konfirmon ndjenjën më të lartë të solidaritetit për popullin Italian dhe qeverinë e këtij vendi, në këto momente tejet të vështira, duke inkurajuar operacionet e shpëtimit, si dhe duke qenë pranë me humanizëm njerëzor për çdo familje që ka humbur të dashurit apo ndodhet nën makthin për të gjetur ende gjallë nën rrëno
Sigal