Totozani letër kandidatëve: Mirëpres bashkëpunimin me Ju, në të mirë të Mirëqeverisjes

508
Avokati i Popullit, Igli Totozani përmes një letre të hapur i është drejtuar kandidatëve në zgjedhjet e qeverisjes vendore të 21 qershorit duke i kërkuar bashkëpunim për një mirëqeverisje. Në letër Totozani shprehet se Qeverisja sa më afër qytetarit, përmes zbatimit real të parimit të subsidiaritetit dhe autonomisë vendore, ndihmon në vendosjen dhe konsolidimin e standardeve më të mira të qeverisjes vendore, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Të nderuar kandidate dhe kandidatë për zgjedhjet e qeverisjes vendore! Zgjedhjet administrative të 21 Qershorit kanë një rëndësi të veçantë, pasi organizohen në një kohë kur vendi ynë është në një fazë trë rëndësishmë të procesittë anëtarësimit në BE dhe kur ndarja e re administrative territoriale synon të krijojë një marrëdhënie më efektive,ndërmjet të qeverisurve dhe qeverisësve në nivel vendor. Qeverisja sa më afër qytetarit, përmes zbatimit real të parimit të subsidiaritetit dhe autonomisë vendore, ndihmon në vendosjen dhe konsolidimin e standardeve më të mira të qeverisjes vendore, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Me këtë vizion, Avokati i Popullit vlerëson se angazhimi juaj për t’u zgjedhur në organet ekzekutive apo përfaqësuese të qeverisjes vendore, është natyrshëm një angazhim për ushtrimin e një veprimtarie administrative që respekton dhe zhvillon më tej ushtrimin e plotë të lirive dhe të të drejtave të të qeverisurve.
Si institucion kushtetues i pavarur, proaktiv, oponent konstruktiv për mirëqeverisje dhe promovues i njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, AP sjell në vëmendjen tuaj ato problematika që duhen patur parasysh për përmirësimin e punës në organet qeverisëse që ju,eventualisht, do të drejtoni apo përfaqësoni pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve vendore. Me këtë rast ju parashtroj ato shqetësime institucionaledhe komunitare që në punën tuaj të nesërme, do të përkthehen në vendimmarrje dhe politikëbërje konkrete për zgjidhje. Të nderuarkandidate dhe kandidatë, Transparenca është një nga treguesit kryesore të demokracisë në qeverisje dhe “antidoti” më i mirë në luftën kundër korrupsionit. Si e tillë, kjo mund të realizohet vetëm përmes ushtrimit të lirë dhe realizimit efikas të së drejtës për informim. Qeverisja vendore ka vuajtur nga mungesa e transparencës në këto vite, ndaj edhe është detyra juaj që, pas zgjedhjeve, të krijoni një standard të ri për respektimin e kësaj të drejte. E drejta për mirëqeverisje është udhërrëfyesi kryesor në veprimtarinë tuaj të ardhshme. Asnjëherë nuk mund të realizohet kjo e drejtë pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në qeverisje.
Varfëria është një fenomen i dhimshëm jo vëtëm për ata që e përjetojnë, por dhe për dinjitetin e një shteti social. Ndihma ekonomike nuk duhet të jetë i vetmi shërbim që një shtet dinjitoz u ofron shtetasve të tij. Ofrimi i shërbimeve që zbusin varfërinë, programet sociale, të cilat shfrytëzojne këtë krah të lirë pune në të mirë të përfituesve dhe komunitetit, duhet të përbëjnë planet tuaja të punës së përditshme në ushtrimin e detyrës tuaj fisnike! Personat me aftësi të kufizuara duhet të trajtohen me një vëmendje të veçantë. Ofrimi i shërbimeve për t’u mundësuar atyre mundësi të barabarta, është një e drejtë sa natyrore, aq edhe ligjore. Mjedisete përshtatura dhe të arritshme për të gjithë, sfida e rehabilitimitpër fëmijet me autizëm dhe sindromën daun, arsimii integruar, punësimi dhe lehtësirat në transportin publik, lipset të jenë në vëmendje të punës tuaj të përditshme. Fëmijët dhe kujdesi ndaj tyre nuk duhet të mungojë në çdo aspekt të jetës, duke konsideruar si interesin më tëlartë – atëtë të mirurit. Rritja në një familje të shëndoshë dhe shmangia e çdo lloj abuzimi me ta, është detyrim i shoqërisë dhe i shtetit. Shfrytezimi i punës së tyre është një turp për shoqërinë dhe shtetin tonë. Garantimi per çdo fëmijë jetim i një familje birësuese apo i shërbimeve qëu sigurojnë atyre mirërritje, do të përbënin një tjetër detyrim ligjor, por dhe humanpër ju.
Barazia gjinore që pritet të konstituohet në këshillat bashkiak, pas zgjedhjeve të 21 qershorit, do të duhet të perbëjë një motivim për ta shtrirë atë në çdo aspekt të punës tuaj. Kudo, në familje, punë dhe shoqëri, burri dhe gruaja nuk duhet të jenë thjesht të barabartë, por,mbi të gjitha, të ndihen të tillë. Strehimi është një objektiv social që, deri më sot, njësitë e pushtetit vendor nuk kanë arritur t’a përmbushin. Më pak se 10% e shtetasve me statusin e të pastrehëve kanë arritur të përfitojnë nga ndonjë program i strehimit, teksa pjesa tjetër vazhdon të aplikojë çdo vit,mjerisht duke u përfshirë në procese jotransparente shqyrtimi dhe vendimmarrjeje. Punësimi mbetet një sfidë për njësitë e pushtetit vendor.Për këtë arsye, kandidatët duhet të kenë në vëmëndje rritjen e bashkëpunimit me biznesin privat, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Krijimi i kushteve më të mira për arsimim, për të gjithë nxënësit e arsimit nëntëvjeçar dhe atij të mesëm, ofrimi i duhur i kujdesit shëndetësor parësor, janë detyrimet tuaja, por edhe investime afatgjata në dobi të komuniteteve të banorëve në njësitë territoriale administrative ku ju po kandidoni. Dhuna në familje është një fenomen shqetësues kohët e fundit. Kriza ekonomike dhe fenomenet shoqëruese të saj, ndoshta e kanë stimuluar këtë, por përmirësimi i funksionimit tëmekanizmave ligjor, dhe jo vetëm, duhet ta zhdukin këtë fenomen të shëmtuar! Respekti për moshën e tretë është një tjetër detyrim, i cili duhet të na obligojë të gjithëve. Ofrimi i një kujdesi sa më të mirë shëndetsor, ofrimi i programeve sociale për ta dhe shfrytëzimi i vullnetarizmit të tyre, do të rriste dinjitetin etyre dhe të shoqërisë sonë.
Mbrojtja nga diskriminimi në jetën tonë të përditshme, duhet që të gjejë reflektimin e saj më të mirë në praktikat administrative të organevetë qeverisjes vendore. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, ndaj edhe çdo individ duhet të trajtohet si i tillë në aktivitetin tuaj. Si institucion i AP-së, në punën e organeve të qeverisjes vendore,ne kemi vërejtur praktika diskriminuese dhe të përjashtimit social, të cilat duhet të marrin fund. Dhe kjo arrihet vetëm falëkëmbënguljessuaj, duke u orientuar çdo ditë drejt një qeverisjeje sa më afër dhe për qytetarët.
Në shumë ndarje administrative territoriale, minoritetet janë dallueshëm popullsi dominuese. Është detyrë e juaja që, përmes veprimtarisë dhe vendimmarrjes suaj, të ruani e zhvilloni më tej traditën e shkëlqyer të bashkëjetesësdhe, nga ana tjetër, t’i jepni një dimension të ri, respektimit të të drejtave individuale dhe kolektive të pjesëtarëve të minoriteteve. Veçanërisht për minoritetin Rom, nevojitet një sipërmarrje maksimale, me qëllim që t’u sigurohet ajo barazi thelbësore e munguar në sistemin tonë social, sa i takon arsimimit, strehimit, punësimit, kujdesit shëndetësor, ndihmës ekonomike apo regjistrimin në gjendjen civile. Mbrojtja e të drejtave të komunitetit LGBTI duhet të jetë pjesë e natyrshme e aktivitetit tuaj. Detyra juaj është mbrojtja e dinjitetit, barazisë dhe të të drejtave të çdo qytetari, pavarësisht orientimit seksual, apo identitetit gjinor. Ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, mirëadministrimidhe shfrytëzimi racional iburimeve natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, do t’i shërbente përmirësimit të cilësisë së jetës së komuniteteve,jo vetëm në aspektin shëndetsor dhe psikologjik, por edhe si mundësi për përfitimekonomik, për brezat e sotëm dhe ato që do të vijnë.Së fundi, sjellim në vëmendje të të gjithë kandidatëve për kryebashkiakë dhe atyre për vendimmarrës në kuvendet lokale, faktinse puna e tyre do të jetë jetike për komunitetin. Përkushtimi, përgjegjshmëria, vëmendja e treguar ndaj komunitetit pa dallim, duhet të jenë jo vetëm detyrim ligjor, por dhe virtyte, të cilat do të sjellin patjetër transformime të qëndrave tona urbane dhe rurale, për t’u siguruar të gjithë të qeverisurve, një cilësi jetese gjithnjë e më të mirë. Si Avokat i Popullit, unë ju uroj suksese në zgjedhje dhe mirëpres të bashkëpunoj me Ju, në të mirë të mirëqeverisjes, si e drejtë e njeriut”, përfundon letrën Totozani.
Sigal