Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka ndihmuar një shtetase tjetër që të kalonte kufirin me Greqinë në mënyrë të jashtë ligjshme.
Sipas informacioneve bëhet me dije se shtetasi me inicialet R. L., u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases me inicialet B.V.
Më tej shtohet se nga kontrollet është konstatuar se në pasaportën e shtetases B.V. janë gjetur vula të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.
Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.