Tension para policisë në Tiranë, qytetarët tentojnë të futen brenda, kërkohet lirimi i protestuesve

489
Mbrëmjen e sotme shoqëria civile dhe qytetarë u mblodhën përballë Komisariatit të Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit.
Sigal

Raportohet se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pasi  në ambientet eparaburgimit në Kukës kishte mungesë ambientesh për të akomoduar 24 banorët e ndaluar nga 36 urdhër-arreste në total të lëshuara nga prokuroria e Kukësit. Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të komisariatit.

Këshilli bashkiak dhe kreu i bashkisë Kukës Bashkim Shehu kanë kushtëzuar çdo negociatë me qeverinë për gjetjen e një zgjidhje mbi tarifimin e Rrugës së Kombit me lirimin e qytetarëve të arrestuar.

Në mbrëmje edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi lirimin e të arrestuarve.

Ndërsa këshilli ka bërë procedim penal ndaj policisë dhe prokurorisë në Kukës.