Të dielën do i jepet lamtumira mjeshtrit të letrave Dritëro Agolli

491
Të dielën do i jepet lamtumira mjeshtrit të letrave Dritëro Agolli. Ai do të përcillet me nderimet më të larta.
Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e Dritëro Agollit, të cilat do të mbahen të dielën në Pallatin e Kongreseve nga ora 10.30-13.00
Shkrimtari i i njohur Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare. Ai prej vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.
Korifeu i letërsisë shqiptare,është një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, me mbi 5 dekada krijimtari dhe një seri të gjatë botimesh me lirika, proza e drama.
Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe, dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sisteme politike.
Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.
Ndër romanet e tij më të spikatura, mes shumë prozave të tjera, janë “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Trëndafili në gotë”.
Krijimtaria e tij është botuar e ribotuar shpesh në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjera nga vitet 60 e deri sot.
Shumë vepra të tij janë luajtur në skena të dramës dhe në filma artistikë.
Dritëro Agolli krijoi pa u ndalur poezi e prozë gjithë jetën e tij qysh nga adoleshenca e viteve 50 dhe deri në muajt e pundit kur sapo botoi edhe vëllimin e fundit me lirika “Prit edhe pak”, 2016.
Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve te tjera në letërsi.
Dritëro Agolli është anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali.
Sigal