Skënderbeu-strategu ushtarak më i madh i shekullit XV dhe arti luftarak i ushtrisë tij

369
Hysen S. Dizdari 
Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte jo vetëm udhëheqës i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pavarësi kombëtare në shekullin XV, por dhe një Strateg i madh ushtarak i kohës sepse ai e kishte studiuar artin ushtarak të kohës,gjatë viteve të marrjes peng nga turqit,ku arriti të përfundoi ,shkollat më mira ushtarake të perandorisë Osmane. Një nga aftësitë e tij si strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,në Kuvendin e Lezhës me 2 Mars 1444. Tiparet kryesore të artit ushtarak të Skënderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të pa parë,në luftërat e principatave feudale të shekullit X-XIV. Skënderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e përpunoi dhe përshtati, artin ushtarak të kohës tij, duke hequr dorë nga kalorësia feudale Evropiane e karrocuar, e ngadaltë dhe e pa manovrueshme dhe krijoje një kalorësi të re. Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë Skënderbeut, rridhnin nga familjet e mëdha feudale shqiptare si më poshtë : Familja e Aranitëve, Familja e Dukagjinëve, Familja e Topiajve, Familja e Muzakajve, Familja e Balshajve, Familja e Spanëve dhe të tjera. Skënderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës dhe taktikën dhe strategjinë e kundërshtarit, ndërtoi një ushtri të përbërë nga bijtë e populli shqiptar, të cilët luftonin për një çështje të drejtë, për të mbrojtur trojet dhe shtëpitë e veta nga pushtuesit e huaj.

Përbërja dhe struktura e ushtrisë Skënderbeut
1-Ushtria e Skënderbeut përbehej nga këmbësoria e cila kishte në përbërje rreth 6500-7500 ushtarë të cilët i kishte stërvitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka djali i motrës së Skënderbeut, komandant i zoti dhe me provoje të gjatë në luftarake, guximtar, trim dhe besnik i Skënderbeut.

2-Kalorësia e lehtë, e cila përbëhej nga 8000 kalorës, të cilët ishin stërvitur dhe komandohej nga djali i vëllait të Skënderbeut, Hamza Kastrioti, i cili kishte përvojë të madhe luftarake, gjatë qëndrimit në ushtrinë Osmane, ai kishte drejtuar dhe marrë pjesë në shume beteja luftarake.

3- Komandanti Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotët në organizimin dhe drejtimin e ushtrisë Skënderbeut. Ai kishte përvojë të madhe luftarake në zbulimin e forcave të armikut ,në organizimin e pritave dhe goditjet e befasishme të armikut. Ai organizoi dhe stërviti kalorësinë e shpejtë,sepse kishte përvojë të gjatë luftarake se kishte shërbyer disa kohë si komandant në ushtrinë e aleatit të Skënderbeut, Mbretit të Napolit, Alfonsit V.

Skënderbeu në krijimin e kalorësisë lehtë, kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuajve të racave më të mira të kohës, të cilët i kishte stërvitur, për të përballuar ngarkesa fizike dhe për të kryer manovra dhe lëvizje të shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorësia e Ushtrisë Skënderbeut, ishte e stërvitur mirë në përdorimin me mjeshtëri të manovrës së goditjes së befasishme dhe tërheqjes kur ishte nevoja.

4-Skënderbeu nuk ishte vetëm komandant i Përgjithshëm por ai drejtonte ushtrinë dhe merrte pjesë vetë në betejat luftarake.
Ai komandonte vete një pjesë të ushtrisë, e cila përbëhej nga një pjesë e zgjedhur e kalorësisë dhe këmbësorisë, të cilit ishin të përgatitur dhe stërvitur mirë. Kjo pjesë e ushtrisë qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të sigurta,duke shfrytëzuar terrenin dhe këto forca futeshin në luftim në momentet vendimtare të betejës, duke përdorur manovrën e befasinë dhe shpirtin luftarak. Kjo taktike dhe strategji e re në organizimin e luftimeve i çelësi i fitoreve mbi një ushtri nga dy deri në pesë herë më të madhe në numër. Por të arritur këto fitore Skënderbeu e stërviti dhe pajisi ushtrinë me armët më të mira të kohës, si shpata e mburojat e lehta, heshta, harqet me shigjetat, topat e tj. Armët personale të Skënderbeut janë shumë të famshme dhe sot ato gjenden në një nga muzetë e Vjenës. Poeti Kombëtar i Shqipërisë, Naim Frasheri, kur vizitoi këtë muze shkroi disa vargje kushtuar armëve të Skënderbeut. Mësuesja dhe atdhetarja e pa lodhur e shkollës të parë të vashave shqiptare Sevasti Qirjazi në një shkrim,në vitin 1925 thekson:

“Vjershat e Naimit e zgjuan kombin shqiptar nga gjumi i rendë që e kishte pushtuar dhe i dhanë fuqi e guxim të fillojë luftën kundër tiranisë.”
Po ju kujtojmë shqiptarëve pjesë nga vjersha “Parasja” e Naim Frashërit shkruar, në vitin 1894
“Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e tij’ kur i pashë
Ndë Belvedere, në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë,
Dhe sot nga armët e tija
Kullon thjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç’punë ka bërë;
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!

Kishte vdekur njerëzija,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s’kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s’gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të Parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall’ e lëftuan,
Gjith’ Evropën’ e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher’ Evrop’ e pabesë.
Rrëfe, o mal’ i Sopotit!
Edhe ti, Tomor’i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes’ e Beratit!
E ju, bregoret’ e Matit!
Folë, fol’ o Drin’i shkretë!
Q’i ke parë me sy vetë
Të tër’ ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nuk ra në të këqija,
Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,
Poshtë njeri s’e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.”

Naim Frashëri,