Shtyhet seanca ndaj Frrokut avokati: Nuk ka dëshmitar kyç!

608
Sigal

TIRANE – Kanë kaluar 24 seanca nga nisja e gjykimit të Arben Frrokut të dyshuarit të Prokurirsë për vrasjen e Dritan Lamajt, ish-kreypolicit të Kombinatit por ende nuk është zgjidhur dilemma e dëshmitarit okuluar i cili është prova kryesore e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes. Në përfundim të seancës e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe familjarëve Avokati mbrojtës i biznesme nit Frroku deklaroi se dëshmitari nuk ekziston. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, Prokuroria ndodhet në një moment të vështirë, duke pretenduar se dëshmitari i vetëm i çështjes i preetenduar nga prokuroria, është i rremë dhe nuk ekziston. Për afro 1 orë e 15 minuta Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot një seancë ku si fillim u njoftua për mediat se po dëshmon me anë të një video-konference me identitetin e ndryshuar Arben Ndoka, personi i cili ka parë nga pranë vrasjen e Lamajt por ky fakt u mohua më pas nga mbrojtia e Frrokut. I pranishëm në seancë ka qenë dhe biznesmeni i dyshuar për vrasjen Arben Frroku i cili sërish nuk ka pranuar akuzën e Prokurorisë, duke deklaruar se mbahet në paraburgim me të padrejtë. Dëshmitari Ndoka pretendon se e ka parë Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa po parkonte makinë pranë banesës së tij në kryeqytet.  Megjithatë pavarësisht seancave gjyqësore të zhvilluara deri më tani, sërish gjykata ka vendosur të shtyjë seancën për të mërkurën e ardhshme më dt. 1 tetor. Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim.