Shteti ka mbajtur me “serum” rimbursimin fallco, në prodhimin e ilaçeve “gjurmë” skandali

533
Skandali i rimbursimit dhe i futjes në treg të ilaçeve që kanë si personazh të këtij biznesi fantazmë shtetarë të lartë shqiptarë deri tek ministri Ilir Beqja, ka nisur prej kohësh. I zhvilluar si biznes me përmbajtje të plotë krimi ekonomik, rimbursimi i ilaçeve me receta fallco, ka vazhduar aktivitetin normal, i lënë lirshëm prej drejtuesve të ISKSH, të Fondit të ISKSH, prej këshillit Drejtues të ISKSH, prej Ministrisë së Shëndetësisë, prej Urdhrit të Farmacistit, prej QKR, prej QKL dhe prej gjithë institucioneve shtetërore që kanë detyrim dhe detyrë, kontrollin mbi cilësinë dhe tregun e barnave mjekësore. Prokuroria shqiptare, ka nisur hetimin dhe ka zbardhur këtë krim financiar, duke publikuar fakte të cilat ministria e Shëndetësisë dhe Zyra Ani-Korrupsion në Kryeministri, i ka mbajtur të fshehta, por që u detyrua t’i bëj pjesë formale të një kontrolli shtetëror edhe pse fshehu realitetin, që në vjedhjen gjigande të miliardave të rimbursimit të ilaçeve. Tashmë kemi përballë një skandal të rëndë shtetëror, të cilin shefat e shëndetësisë shqiptare, po tentojnë e po “investojnë lodhje dhe stres”, për ta mbyllur me ndëshkimin e ca “cironkave”, të cilat janë viktimë e pazareve të shtetarëve. Gazeta “Telegraf”, ka bërë denoncimin e parë të këtij krimi financiar me rimbursimin fallco të ilaçeve , duke detajuar me emra ilaçesh, me emra konkret zyrtarësh, me çmime e sasi fiktive ilaçesh importi e prodhim vendas. Pa bërë komente, Gazeta “Telegraf”, po publikon sot, një informacion të detajuar, të cilin Ministri i Shëndetësisë e ka përdorur si “Spot promovues”, për të reklamuar punën e ministrisë që ai drejton. Po publikojmë të plotë fjalën e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, lidhur me numrin, cilësinë, sasinë, sigurinë dhe rimbursimin e barnave mjekësore. 
Ja faktet që konfrimojnë monopolin e çmimeve të “Profarmës”, që e favorizon shteti ….
Në vitin 2010, rezultonin të regjistruara 3418 barna. Në vitin 2011, rezultonin të regjistruara 3815 barna, ose 400 më shumë. Në vitin 2014, rezultojnë të regjistruara 3855 barna ose vetëm 30 më shumë se në vitin 2011. absurdi është ky: Gjithë lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit që mbante peng Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB), reduktohet në 30 barna më shumë të regjistruara nga viti 2011, kur vetëm për një vit (2010-2011), janë regjistruar 400 barna! Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014, janë regjistruar vetëm 52 barna në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 kur janë regjistruar 200.(Sipas të dhënave të regjistrit të barnave botuar nga vetë QKKB në faqen e saj). Ky është rezultati i QKKB për të cilën doli vetë Ministri në konferencë për shtyp duke e lavdëruar. Ministri tha po në atë konferencë shtypi se janë bërë kontrolle të rrepta ndaj barnave të regjistruara në kundërshtim me ligjin gjatë vitit 2013. Ju kujtohet rasti që Ministri na e përmendte çdo herë që dilte në televizion për barin që ishte regjistruar vetëm në 8 orë pune? Nga kontrolli që i bëri QKKB këtij bari, (kontroll për të cilin u bllokua importi i 1,3 milion eurove në mënyrë që QKKB “të punonte e qetë”), doli se dosja për regjistrim ishte krejt në rregull. Ilaçi në fakt, rezulton i regjistruar rregullisht në listën e vitit 2014. 
Po atëhere, në interes të kujt shkoi bllokimi i importeve? Sigurisht që jo në interes të importuesve të barnave që humbën miliona. Bllokimi i atij bari dhe i shumë të tjerëve ishte preteksti në mënyrë që të bllokoheshin importet dhe e dini kush ishte ai që fitoi?? I vetmi që fitoi, ishte prodhuesi vendas ose “Profarma”. Për këtë mjafton të verifikohen letrat e tregut e të prodhimit, se cilat janë barnat e bllokuara nga QKKB. Janë ose barnat më të lira se ato të “Profarma”, ose ato që u “verifikuan” me pak vonesë, aq sa i duhej rimbursimit ti linte jashtë loje në përfitim të…prodhuese së ilaçeve ”Profarma! Shtrohet pyetja: Kjo është mënyra për të luftuar korrupsionin dhe monopolet? Le të vazhdojmë.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, duke buzëqeshur ne ekranet televizive, siguron dhe thotë me “betim”, se nuk ka pasur asnjë rritje çmimi për vitin 2014. 
Ja ilaçet me rimbursim, të marra nga lista e vitit 2013 dhe lista zyratre e vitit 2014
.Emri i barit Cmimi 2013 Cmimi 2014
Amantadin 100mg 15,2lek/tableti 22,8lek/tableti (50% rritje)
Digoksinë 250mcg 16,8 lek/tableti 26,1lek/tableti (55%rritje)
Eufillin 100mg 4,4lek/tableti 10,7lek/tableti (143% rritje)
Furosemid 40mg 6,1lek/tableti 9,4lek/tableti (54%rritje)
Propiltiouracil 50mg 5,3lek/tableti 9,4lek/tableti (77% rritje)
Ilaçet që janë në tabelën e publikuar, janë barna me rimbursim, ose më saktë, janë alternativa të para, pra ilacet me vçmime më të lira, cilat i rimburson në masën 100% shteti. Ajo që duhet mbajtur në vëmendje ëhstë fakti, që të gjtihë këto ilaçe janë prodhime të “Profarma”. (sipas të dhënave nga faqja online e ISKSH, për vitin 2013 dhe 2014). Ka dhe një fakt tjetër: Shteti shqiptar nuk lejon rritje çmimesh, përvecse kur bëhet fjalë për prodhimet e ilaçeve që dalin si produkt tregu nga “Profarma”. Në këtë rast, shteti shqiptar jo vetëm e lejon shitjen e tyre me çmime të rritura sipas ofertës së prodhuesit “Profarma”, por edhe sigurohet, pacientët shqiptarë, t’i blejnë me 100% pagesë nga xhepi i8 tyre pa rimbursiim financiar! Ka edhe një fakt tjetër: Ministri Ilir Beqja, i cili duket se është futur në “provzën” e korrupsionit, del e deklaron se ëhstë rritur numri i ilaçeve të rimbursueshme! Dhe nuk e sajon këtë realitet: mjafton të klikoni emrin e kompanisë së prodhimit të ilaceve “Profarma” në dy listat e rimbursimit të ilaçeve të vitit 2013-2014 dhe konstaton se një ilaç i regjistruar çertifikohet në emër të prodhuesit “Profarma” vetëm një herë. Vitin e kaluar kompanisë “Profarma” i rimbursoheshin 27 barna (27 klikime), ndërsa këtë vit i janë rimbursuar 94 barna (94 klikime), ose 3.5 herë më shumë. Dhe mendoni, se është thjesht rastësi, që vetë drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB) e ka emëruar në atë detyrë, “dora vetë” pronari i ndërmarrjes së prodhimeve farmaceutike “Profarma” Tom Doshi. Është thjesht rastësi, që bashkëshortja e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB) punon ende tek depoja shpërndarëse e kompanisë “Profarma”, pronë e Tom Doshit! Sigurisht, që Toma nuk mund të gjente “dorë” më të përshtatëshme në biznesin e tij farmaceutikë, se njeriun që shiti mostrat e ilaçeve, kur ishte shef i regjistrimit të tyre. Kemi një konstatim për Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili po trumbeton me bujë luftën kundër korrupsionit në tregun e ilaçeve: Premtove transparencë në publikimin e lejeve të importit, i detyrueshëm sipas VKM nr 24, datë 22.01.2014, por kjo gjë ka ndalur me datë 12.03.2014, pikërisht kur fillon periudha e tenderëve që t’i i nise me shumicë dhe pa asnjë kontroll! Tenderi i glukozës, më i madhi dhe që vjet u mbyll për 66 lek, sivjet po dështon. Pyesim: Si është mundur, që ministri Beqja flet për luftë kundër monopolit të ilaçeve prodhim importi e vendas dhe ndodh realisht, që askush nuk guxon të konkurrojë prohdimet e ilaçeve që dalin nga monopoli vendas “Profarma”? Tabela që publikun në lidhje me çmimet, tregon qartë, që çmimet e prodhuesit “Profarma” janë më të larta edhe se importi dhe këto çmime i miraton dhe i lejon shteti në favor të fitimeve abuzive të kësaj kompanie prodhuese. 
Drejtori i Fondit në qeli, drejtori i ISKSH dha dorëheqjen, N/drejtori Sokol Skuraj në deytrë, ministri Beqja “reciton” citate kundër korrupsionit me ilaçet,
Skandali i rimbursimit të ilaçeve, vërtetoi se shëndetësia shqiptare e komanduar nga “nëna” e korrupsionit të tenderëve Ilir Beqja është futur në “kthetrat” e mafies së ilaçeve, që i ka lënë spitalet në mëshirë të fatit pa alkool, pa barna, pa age, pa fasho, pa dizinfektues, pa doreza e madje edhe pa sapun e ujë. Gjithë qytetarët shqiptarë e kanë të qartë, se Ministri dhe zyrtarët e shëndetësisë u kapën duke vjedhur dhe ende janë në detyrë. Banda e falsifikatorëve të recetave të ilaçeve të rimbursueshme, shëtit sa në një institucion në një tjetër, për të kryer “operacionin” korruptiv të radhës. Presioni ka mbërritur madje, deri në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Beqja gënjeu në Parlament, se gjoja ende nuk ka raport final. Ministri gënjeu për dorëzimin në Prokurori të akt-kontrollit të Njësisë së Kontrollit të Brendshëm në Kryeministri, bërë për skandalin e recetave fiktive. Burime në prokurori konfirmojnë se kallëzimi i dorëzuar nga Fondi i ISKSH është një kallëzim i shoqëruar mbi një relacion shpjegues. Skandali i radhës që ai ka inskenuar është krimi financiar me rimbursimin e ilaçeve me receta false, organizuar në 193 farmaci në 9 qarqe, në 21 rrethe, 42 qytete dhe 57 komuna. Burime që kanë ardhur në gazetën “Telegraf” nga prokuroria, konfirmojnë se deri tani sipas hetimeve shifra e vjedhjes së rimbursimit të ilaçeve me receta false, arrin vlerën 200 milionë euro. Dje ndodhi ky zhvillim: Drejtori i Fondit të ilaçeve P. Xhuvani mbeti në qeli, Drejtori i Përgjithshëm i ISKSH Astrit Beci dha dorëheqjen, ndërsa N/drejtori Sokol Skuraj, pronar i 12 farmacive që kanë bëre rimbursimin fallco të ilaçeve nuk po heq dorë as nga detyra dhe as nga biznesi me faramcitë, duke u mbrojtur prej depoutetit rilkindës të zonës që e ka bërë nëndrejtor të ISKSH me “CV”… klienteliste! Në krye të tyre qëndron “AI”, ministri Ilir Beqja, Kryetari i Këshillit Drejtues të ISKSH, i cili ka fuqinë për të kontrolluar gjithë veporimtarinë e tregut të ilaçeve! Përse nuk thiurren nga drejtëisa këta zyrtarë të lartë? Edhe pse personi i lartë zyrtar që ka në dorë zbatimin e ligjit dhe vendimeve të qeverisë për licencimin, kontraktimin dhe urdhrin për të kryer rimbursimin e ilaçeve me “Kontratë sigurimi” është ministri Beqja, çuditërisht ky jo vetëm që nuk po çohet përballë drejtësisë, por edhe del e mban fjalime “ndershmërie” e reciton citate “anti-korrupsion”, duke bërë thirrje për të çuar përpara drejtësisë, “cironkat” që ai i ka lejuar dhe i ka autorizuar me vulë e firmë, që të bëjnë krimin e rimbursimit fals të ilaçeve, natyrisht duke qenë “shefi” i këtij abuzimi me përmasa gjigande. 
—————————- 
Janë rimbursuar 92 mijë receta false, për pacientë me këto sëmundje të rënda
1.Pacientët me sëmundje të rënda degjenerative nervore dhe muskulore (skleroza multiple), e cila çon drejtë invalidizimit të pacientit. 
2.Raste që vijnë për miratim të vazhdimit të trajtimit në ISKSH, që kanë kaluar periudhën 2/vjeçare të trajtimit, sipas kufizimeve të listës së barnave të rimbursueshme, pra nuk vijnë për herë të parë në skemë 
3.Pacientë të siguruar, me dosjet të filtruara paraprakisht nga DSSH pranë QSUT.
4.Raste të paraqitura për trajtim në Këshillin Administrativ për të cilat ka vendimmarrje të mëparshme të Këshillit Administrativ, pra janë të përsëritura.
5.Kategori pacientësh me probleme të theksuara në aktivitetin fizik të përditshëm, pasi vetë sëmundja nuk i lejon ata që të jenë aktiv. 
6.Pjesa dërmuese e këtyre pacientëve përfitues që trajtohen në mënyrë të përsëritur nga KA, janë në kushtet e pamundësisë reale fizike madje dhe mendore për të rinovuar në mënyrë periodike vjetore sistemin dokumentar të përcaktuar me aktet e sipërcituara.
—————————————–
Gazeta “Telegraf”, datë 20 janar 2014: Po vidhen 6 miliardë lekë rimbursime nga “Insulina”
Fakti që ka denoncuar gazeta “Telegraf” në 20 janar 2014 është ky: Çdo muaj në Shqipëri, deri në janar 2014, vetëm nga një monopol me inicialet “P.P”, importoheshin 10 mijë ilaçe “Insulinë”, por “çuditërisht” ne letrat e farmacive, në llogaritë e ISKSH dhe në buxhetin e shtetit rimbursoheshin… 26 mijë ilaçe “Insulinë”! Mjafton vetëm ky fakt, nga shumë fakte të tjera prej 3 distributorëve të leicencuar për importin e ilaçit “Insulinë”, për të provuar denoncimin që ka bërë gazeta “Telegraf” 18 muaj më parë. Ky abuzim financiar me rimbursimin e ilaçeve, ka vazhduar deri 10 ditë më parë, kur ky skandal shtetëror u shpall si fakt i zyrtarizuar dhe i çuar në tavolinën e drejtësisë shqiptare, pavarësisht se deri tani, janë arrestuar vetëm 2 persona: drejtori i DFSKSH që nuk po “flet” dhe një administrator i 4 farmacie të zonave rurale të Tiranës, i cili ka pranuar abuzimin me rimbursimet. deri në janar 2014, u denoncua vjedhja e 6 miliardë lekëve çdo vit, vetëm nga “Insulinat”. Zbardhja e këtij krimi financiar, që kishte lidhje me vjedhjen e ilaçeve të pacientëve nëpërmjet recetave false, siç dihet e ka çuar shumën e vjedhur në 7.3 miliardë lekë. Burime nga grupi hetimit, thonë për gazetën ”Telegraf”, se kjo shumë po shkon drejt shifrës 200 milionë euro të vjedhura nga 200 farmaci, me të cilat kupola e Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë pazaret e këtij skandali, duke përdorur 193 vulat që u janë grabitur qëllimisht mjekëve të familjes në Tiranë e në rrethe, për të realizuar këtë vjedhje gjigande, që po shkon sa borxhi që FMN dhe BB i kanë dhënë në 2 vjet Shqipërisë, për të dalë nga kriza ekonomike! 
—————————————————————————
Ja 31 ilaçet jetike, që janë hequr nga lista e rimbursimeve
•118/193 Alfuzosine
•126/44 Desmopressin
•137/107 Calcitonine
•137/199 Calcitonine
•137/198 Calcitonine
•137/92 Calcitonine
•144/6 Ampicilline
•167/339 Cefaclor monohydrate
•167/55 Cefaclor monohydrate
•167/6 Cefaclor monohydrate
•164/340 Cephalexine
•185/6 Gentamicine
•191/110 Ketoconazol
•191/194 Ketoconazol
•282/115 Chlorazepate Dipotassium
•373/38 Amoxiciline Trihydrate+Acid Clavulonic
•374/38 Amoxiciline Trihydrate+Acid Clavulonic
•416/38 Amoxiciline Trihydrate+Acid Clavulonic
•445/316 Glyceril Trinitrate
•454/191 Tacrolimus
•454/237 Tacrolimus
•463/196 Budesonide+Formeterol fumarate
•484/6 Cefixime
•509/196 Budesonide inhaler
•510/196 Budesonide inhaler
•532/49 Nitroglicerine
•549/265 Gliclazide
•549/49 Gliclazide
•549/73 Gliclazide
•98/279 Methylprednisolone Aceponate
•540/184 Topiramate
Sigal