Shteti financon rrogat e priftërinjve, baballarëve e hoxhallarëve, lë pa paguar invalidët dhe jetimët

142
Gazeta “Telegraf”, publikoi dje një vendim qeverie që bënte fjalë për financimet që qeveria u bënte komuniteteve fetare në Shqipëri. Për ato institucione e komunitete fetare, që shteti dhe qeveria shqiptare i njohin zyrtarisht, janë akorduar vlera financiare nga buxheti i shtetit, në fonde të paracaktuara, siç i ka menduar qeveria. Ky vendim qeverie me Nr. 316, datë 27 prill 2016, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 75, datë 5 maj 2016, ka përcaktuar se sa fonde ndihmë financiare marrin komuniteti bektashi, katolik e ortodoks që sipas qeverisë janë institucione tradicionale që veprojnë në Shqipëri. Ky financim i institucioneve fetare është bërë nga qeveria (siç thuhet) në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 6, të ligjit nr. 10140, datë 15.5.2009 “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare tradicionale, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave. KY ligj që lejon financimin e institucioneve fetare nga shteti është në fuqi. 

Por ky ligj nuk duhet të jetë në fuqi, mbasi u heq fuqinë “hyjnore” shërbimeve besimeve fetare, sepse ato me këtë ligj bëhen vasale financiare të shtetit, të qeverisë, të politikës, të partive, mbasi sipas sistemit shqiptar qeverisja është produkt i politikës, i partisë që merr pushtetin. Thuhet që feja është e shkëputur nga shteti, por në rastin konkret, me këtë financim që po bën qeveria e shteti, feja nuk ka pavarësi nga shteti dhe nga pushteti politik që miraton këtë vendim, sepse në momentin ë financohesh, je në vartësinë e tij dhe rastin konkret, feja nuk po financohet për të përballuar një fatkeqësi natyrore në objektet fizike fetare, por për pagat dhe sigurimet shoqërore të administratës së komuniteteve fetare që veprojnë në Shqipëri! 

Me këtë financim në vlerën afro 1.1 miliardë lekë që u jepen institucioneve fetare të myslimanëve, katolikëve, ortodoksëve e bektashinjve, sipas vendimit të qeverisë do të paguhen pagat dhe sigurimet shoqërore të nëpunësve të këtyre institucioneve fetare. Ç’punë ka shteti me pagat dhe sigurimet e tyre! Shteti ka detyrim të paguaj pagat e nëpunësve të tij. ka detyrim të paguaj pensionet e invalidëve të cilët i vonon nga 3 e 4 muaj. ka detyrim të paguaj pensionet e jetimëve, të ushtarakëve, të ndihmës ekonomike, pensionet e pleqërisë, kompensimin e ujit e energjisë,të cilat i ka barkosur edhe spe i ka caktuar ën vlerën lëmoshë! 
Financimi nga buxheti i vitit 2016: 1.1 miliardë lekë, për komunitetet fetare
Komuniteti Mysliman përfiton shumën 31 milionë e 416 mijë lekë, për këto shërbime: 
– Vlera 11 748 000 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 89 punonjës të administratës
– Vlera 19 668 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. 
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, për këto shërbime:
– Vlera 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës
– Vlera 5 280 000 (pesë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. 
Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, për këto shërbime: 
– Vlera 5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës.
– Vlera 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. 
Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 840 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, për këto shërbime:
– Vlera 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administrates.
– Vlera 15 144 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, përkatësisht. 
– Vlera 10 144 000 (dhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër; 
– Vlera 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për ndërtimin e teqesë në Përmet.
– Vlera 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2016,