Shqipërinë e ringjallën Rilindasit, e mbrojtën Patriotët dhe e vranë Politikanët

571
Sigal

Jeta e shqiptarëve ka qenë atraktive, së paku brenda këtij shekulli që nga krijimi i Pavarësisë deri sot. Gjatë këtij shekulli jeta e shqiptarëve ka qenë e vështirë me luftëra të herëpashershme, ku janë derdhur lumenj gjaku për mbrojtjen dhe spastrimin e vendit nga okupatorët e huaj. Shqipëria si populli më i vjetër në Ballkan nuk u mposht dhe nuk u gjunjëzua asnjëherë para çdo armiku dhe hordhive të huaja, ku gjithë kohën ka qëndruar më armë në dorë në kryengritje të armatosura për mbrojtjen e tërësisë tokësore. Vendi ynë ka qenë i nënshtruar nga perandoritë e mëdha si: Perandoria Bizantine, që e mbajti 13 shekuj nën sundim; Perandoria Osmane që e mbajti 15 shekuj nën sundim e shumë herë nga shtete të ndryshme deri në Luftën e Dytë Botërore më 28 Nëntor 1944, që përfundimisht fituam lirinë dhe pavarësinë e plotë. Nuk mund të lëmë pa përmendur luftën e komandantit legjendar Skënderbeut nga viti 1444 deri 1469, që luftoi dhe e mbajti Shqipërinë të lirë e të pa prekur për 25 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe i bashkoi shqiptarët dhe nuk shkeli këmbë turku dhe mbeti kryegjysh i nderuar i shqiptarëve. Më parë politika në Shqipëri nuk ka qenë transparente duke filluar që nga qeveria e Ahmet Zogut më 1924 Shqipëria u riformua shtet i parë me kushtetutë dhe administratë të rregullt vendore e qendrore. Ahmet Zogu nuk punoi për popullin, por punoi për familjen e tij dhe gardën e tij, vrau ajkën e inteligjencës së kohës, sepse ishin kundërshtarë të tij dhe së fundi tradhtoi Atdheun dhe vodhi një pjesë të thesarit. E njëjta gjë ndodhi dhe me qeverinë e Enver Hoxhë,s pas Çlirimit, pavarësisht se vendi mori një zhvillim të madh në të gjitha fushat, por trajtimi ka shumë për të dëshiruar. Ai vrau e shkatërroi të gjithë inteligjencën, që bën luftën për një fjalë goje dhe populli terr vuajti fukarallëk të madh. Në këto klane mafioze kriminale vazhdon politika dhe sot. Në vitin 1990 u rrëzua sistemi monist dhe u vendos sistemi pluralist duke ndërruar xhaketat, të njëjtët njerëz morën postet shtetërore dhe u sulën të babëzitur mbi pronat e popullit, duke i vjedhur e grabitur ato dhe u bënë miliarderë pa u shkuar mendja për hallet e popullit. Mbasi i shitën të gjitha asetet, duke mbushur xhepat dhe bankat brenda dhe jashtë vendit, pasuria kombëtare u zhduk. Atëherë iu drejtuan bankave të botës. Dhe është për t’u çuditur se e gjithë politika; të djathtë e të majtë, nuk preokupohen fare se ç’ka ndodhur. Po përse vallë, si është e mundur? Sepse janë vetë po këta politikanë që bëjnë këto veprime të turpshme e të pahijshme, prandaj populli shqiptar duhet të ngrihet në këmbë për të shkatërruar një orë e më parë këta politikanë mafiozë e kriminel, që po thithin gjakun e këtij populli fukara.

 Avdyl Kaba