Shifrat e FRIKSHME mbi atë se çfarë ndodh çdo ditë në Spitalin e Traumës

528
Në 24 orë, mbi 100 pacientët paraqiten në spitalin universitar të traumës për shkak të dëmtimeve nga aksidentet, konfliktet me pasojë plagosjeje.
Drejtori i spitalit të vetëm në Shqipëri specializuar për traumat, Gjovalin Bushi tha për Ora News se këto shifra shqetësuese janë më prezente në muajit e fundit.
Bushi: Ka tre katër muaj që ne çdo ditë kemi mbi 100 pacientë të traumatizuar. Mund të shkojë në 120-130 e kuptohet që është një gamë jashtëzakonisht e madhe traumash. 
Rastet më të shpeshta të traumës, sipas Bushit janë ato të kokës.
Bushi: Për sa i përket natyrës së traumave, janë ato të kokës, të cilat shpesh janë aksidente automobilistike, rrëzime nga lartësitë, plus goditje, ku përfshihen goditje në ambiente pune apo plagosje me armë zjarri.
Por sa të rikuperueshme dhe fatale janë në përgjithësi këto trauma? Në këtë rast bluzat e bardha thonë se dëmtimet kryesisht të kokës kanë nevojë për një kohë të gjatë trajtimi intensiv deri në rehabilitim.
Bushi: Ka raste me trauma koke, të cilat rikuperimin e kanë shumë të gjatë. Në përgjithësi, trumat e tjera, siç mund të jenë frakturat ose dëmtimet pulmonare rehabilitimin mund ta kenë më të shpejtë.
Stafi i spitalit të traumës do të punoj me staf të dubluar për të përballuar fluksin e pacientëve.
Sigal