Shendetësia, Kukësi dhe Burreli pa mjekë gjinekologë, bien lindshmëritë

176
Spitalet e Kukësit dhe Burrelit vuajnë mungesën e mjekëve gjinekologë, duke detyruar shumë gra shtatzëna nga këto zona verilindore që ti drejtohen kryeqytetit për lindje! Të dhënat në Kukës flasin për rënie të lindshmërisë, ndërsa në maternitetin e Burrelit nuk u regjistrua asnjë lindje në këtë fillim vit.
Spitali i Kukësit vijon të vuajë mungesën e mjekëve specialistë edhe pse i shërben një komuniteti të gjërë banorësh në verilindje të vendit. Problematike mbetet veçanërisht mungesa e gjinekologëve dhe reanimatorëve, dukë bërë që shumë gra shtatzëna ti drejtohen spitaleve të kryeqytetit për të lindur.
Për vitin 2017, në Kukës u regjistruan 684 lindje, që tregon ulje të lindshmërisë në krahasim me vitet e shkuara, por e lartë e krahasuar për numër banorësh me zonat e tjera të vendit
Mungesën e mjekëve specialistë e vuan edhe materniteti i Spitalit “Xhavit Mara” në Burrel.
Në këtë fillimvit atje nuk është regjistruar asnjë lindje, kjo tregues i rënies së lindshmërisë, por edhe për shkak se një pjesë e mirë e grave shtatzana përcillen në spitalet e Tiranës apo në maternitetin e Lezhës, shkruan Ora Neës
Në vitin 2017, pranë Maternitetit të Burrelit u regjistruan vetem 13 lindje normale.