Rreth 40 mijë shqiptarë bëhen bashkë në mbrojtje të kafshëve! Peticioni në Kuvend

694
Rreth 38 mijë shqiptarë janë bërë bashkë për të cuar një nismë në Kuvendin e Shqipërisë që dënon dhunuesit e kafshëve
Organizata jofitimprurëse “Animal Rescue Albania” i ka drejtuar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ku e vë në dijeni për mbledhjen e 37527 firmave të qytetarëve shqiptarë që janë dakord me draft-ligjin për dënimin e dhunës ndaj kafshëve.
“Sot, se bashku, hodhëm një hap të rëndësishëm në luftën tone për mirëqenën e kafshëve në Shqipëri”, njofton “Animal Rescue Albania”.
Njoftimi i plotë:
Paraditen e sotme dorezuam prane Kuvendit te Shqiperise, 37527 firma te shtetasve Shqiptare duke kerkuar miratimin e disa dispozitave ne kodin penal me qellim denimin e dhunes ndaj kafsheve.
Sot u dorezua fruti i punes se perbashket, te nisur me date 7 Tetor perpara Parlamentit te Shqiperise. Fale nje angazhimi te admirueshem te kafshedashesve nga cdo cep te vendit, brenda javes se pare te nismes #1LIGJ4PUTRA mundem te mbledhim 20000 firmat e nevojshme per propozimin e draftit. Levizja vazhdoi dhe mori permasa te cilat nuk i imagjinonim. Puna e palodhur vullnetare e aktivisteve te qyteteve te ndryshme (Tirane, Korce, Kavaje, Lushnje, Fier, Berat, Vlore, Shkoder, Elbasan, Bilisht, Gjirokaster, Durres, Lezhe, Sarande, Kavajë ) ka bere te mundur arritjen e ketij rezultati. Dorezimi i firmave me nenshkrime ka vazhduar deri ne minutat para dorezimit.
Sot, se bashku, hodhem nje hap te rendesishem ne luften tone per mireqenjen e kafsheve ne Shqiperi.
Jemi pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe mbeshtetesve te #1LIGJ4PUTRA, ndaj personave publike dhe mediave te cilat e kane pasqyruar kete nisme.
Jemi te prekur dhe krenare per vemendjen e kushtuar ndaj kesaj kauze. Faleminderit!
Kjo fitore e perbashket te kushtohet ty Bardhosh dhe te gjithe kater-putrosheve te ketij vendi!
#përBardhoshin


Sigal