Reshjet e dendura, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

488
Shirat e rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit në veri-lindje të vendit kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit, rrugët nacionale dhe ato rurale. Në disa segmente të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë, ka pasur rënie gurësh dhe dherash duke vështirësuar edhe më shumë qarkullimin. Në këtë situatë të krijuar, kompania që mirëmban dhe ekspertët u bëjnë apel udhëtarëve që të kenë kujdes. Segmenti rrugor Kalimash-Kukës-Morinë është mjaft i qarkullueshëm për vetë faktin që lidhet dhe me doganën e Morinës, ndërsa edhe këtë fundjavë ka patur lëvizje të shumta të automjeteve me nga Kosova.
Sigal