Sigal

Një stuhi e fortë ka përfshirë rajonin e Kukësit mesditën e kësaj të hëne.

Siç shihet edhe në foto, ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike.

Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.