Sigal

Dy artistët, Kastriot Çipi dhe Robert Budina deklaruan se ligji për prishjen e Teatrit zhduk autonominë e institucioneve të artit.

Budina u shpreh gjatë fjalës së tij se qytetarët duhet të reagojnë ndaj kësaj politike.

“Mikrofoni i protestës së Teatrit u bë i lirë për të gjithë, që të reformonim njëri-tjetrin dhe për të besuar se mund të arrihet diçka. Ky është një proces i joni me njëri-tjetrin, i joni me shoqërinë, i joni me politikën”.

Ai tha gjithashtu se nganjëherë jemi hapur, kemi mirëpritur njerëz të rinj që kanë sjellë një frymë shumë të mirë, pasi ishte një proces shumë i madh dhe i gjer dhe këmbëngulës ku sot jemi shumë afër një epoke ndryshe.

Nga ana tjetër Kastriot Çipi u shpreh se 4 artistë shkuan në zyrën e ministres për të diskutuar dhe nga ai moment ne kuptuam se po kurdisej një plan sepse askush nuk u prononcua për atë takim.

“U zbuluan perdet e lakrorit të kësaj afere ku tentohet të prishet teatri për të favorizuar firmën “Fusha”.

Ai deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar është një vendim i një diktatori të vetëm por kjo nuk do të lejohet që të zbatohet