Presidenti Meta: Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen.

200

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, me dhimbje të madhe, respekt e mirënjohje të thellë nderuam sot kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e martirët e krimeve monstruoze të forcave serbe në Kosovë, simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të këtij shteti drejt lirisë dhe pavarësisë.
Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen.
Dhe ne do t’i kujtojmë gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një bashkëjetesë në paqe, e fortë

dhe e qëndrueshme, në rajonin tonë.
Rroftë e ardhmja europiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica! 🇦🇱🇽🇰🇪🇺