Po i jepet dora e fundit parkingut nëntokësor në Tiranë, Veliaj publikon fotot e para

496
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka publikuar fotot e para nga parkingu i parë publik, nëntokësor që do të përfundoje pas disa ditësh.
Bashkia është duke i dhënë dorën e fundit edhe detajeve më të vogla parkingut te ish-Stacioni i Trenit në Bulevardin e Ri dhe që do ketë një kapacitet akomodimi prej 310 makinash.
Lajmin është bërë i ditur nga vete kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar disa foto nga parkimi nëntokësor, ndërsa shprehet se punimet janë drejt fundit. “Edhe pak ditë punë për parkimin gjigant nëntokësor tek Bulevardi i Ri. Zgjidhje për gjithë zonën e trenit. Punë për një Tiranë moderne!”, shkruan Veliaj.
Ky është parkim nëntokësor, me dy kate, me kapacitet 310 vende dhe për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike.
Ndërkohë që paralelisht me të po vijojnë punimet edhe për përfundimin 400 metrave të para të Bulevardit të Ri.
Sigal