Përmbytjet, Dervishaj: Situata në veri të vendit shumë problematike, po punohet për mbajtjen e rrugëve të hapura

470
Sigal

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj
nga Rruga e Kombit theksoi se po punohet intensivisht për mbajtjen hapur të
rrugëve, teksa situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve. Ministri
tha se situata në veri të vendit është problematike.

“Situata në
veri të vendit është problematike sidomos ne disa zona. Po punohet intensivisht
për rehabilitimin e situatës dhe mbajtjen e rrugëve të hapura. Jemi duke
monitoruar situatën jo vetëm në Veri por edhe në Jug ku ka pasur problematika.
Kam një falënderim për gjithë ata persona që kanë punuar në këtë situatë”, tha
Dervishaj.