Sigal

Edhe pse në zonat e ulëta temperaturat kanë qenë normale për muajin dhe stinën, duket se reshjet e dëborës do të nisin.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet e dëborës do të nisin në zonat malore.

Ja parashikimi i motit:

Reshjet

Pasdite dhe nesër reshjet priten të dobëta ose lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri në lartësitë mbi 1500m mund të ketë reshje të dobëta dëbore.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 21 °C

në vendet e ulëta: 8 / 20 °C

në vendet malore: 1 / 14 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Zjarret në pyje

Pasdite dhe nesër shumica e qarqeve pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut për zjarre, ndërsa 3 qarqe do të kenë nivele rreziku ‘i ulët’.

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Image