Nishani takon Shoqërinë Civile: Rezistojini vandalizimit nga vandalët

58
Mesditën e sotme, presidenti Bujar Nishani ka takuar Shoqërinë Civile, të cilët protestojnë kundër betonizimit të parkut të Liqenit nga Bashkia e Tiranës.
Teksa ka takuar aktivistët, Nishani këto punime i ka quajtur vandalizëm dhe të papranueshme. Ai i ka bërë thirrje protestuesve që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë kauzën e tyre. “Parkut të Liqenit po i bëhet vandalizëm i papranueshëm. Nuk mund të pajtohemi me vandalizmin te parku. Qytetarët duhet t’i rezistojnë vandalizmit dhe vandalëve. Ju inkurajoj që të mos lodheni”, ka thënë Nishani.