Nis dezinsektimi i mushkonjave Rama e Beqaj:Proces pas 23 vitesh

538
Sigal

TIRANE – Qeveria vijon procesin e dezinsektimit në bregdet , bëhet fjalë kësaj here për parkun e Butrintit . Kjo është njoftuar edhe nga kryeministri në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook , i cili thekson se një aksion i tillë po ribëhet pas 23 vjetësh. “Po ribëhet nga qeveria pas 23 vjetesh operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të verës”. shkruan Rama

BEQAJ: PAS 23 VJETESH DEZINSEKTIM KIMIK

Edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka komentuar  në rrjetin social Twitter procesin e desinsektimit të parkut të Butrintit ku shkruan se ky është proces bazohet në një program të kontrollit biologjik dhe jo kimik. “Vullnet i palëkundur i Qeverisë për t’i dhënë fund 1 herë e mirë problemit të sëmundjeve që përhapen me vektorë. Plani inovativ i Desinsektimit bazohet në një program të kontrollit biologjik dhe jo kimik. Dezinsektimi i bregdetit një mbështetje e munguar prej më shumë se 20 vjetësh për turizmin kombëtar” . Ndër to Ministri Beqaj shkruan po ashtu se ky proces do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit dhe sipërmarrjes.” shkruan Beqaj  “Hapim 1 epokë të re me programin e dezinsektimit të bregdetit: Rrisim cilësinë e jetës së komunitetit & sipërmarrjes.” komenton Beqaj në Twitter Në këtë proces për dezinsektimin e shumëpritur në parkun e Butrintit marrin pjesë Ministria e Shëndetësisë dhe Institituti i Shëndetit Publik dhe qeverisja vendore.