Sigal

Ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 22:00 të ditës së enjte, i ka tronditur të gjithë, ndërsa nga atentati i bërë për Ervis Martinaj, mbeti i vrarë truproja e tij i cili në momentin e të shtënave i doli para, duke e mbrojtur me trup.

Ervis Martinaj ka marrë një plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes që i është bërë në spitalin e Traumës, ndërsa më pas është transportuar në një spital privat për mjekim më të specializuar.

Nga ana tjetër, Leart Hasa, ka dëmtime të shumta në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë, dhe gjendja e tij është tepët e rendë ndërsa ende ndodhet në sallë.

Policia ka blinduar spitalin e traumës, ndërsa po ashtu janë ngritur pika kontrolli në disa zona të kryeqytetit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.