Nga data 1 mars 2017, ja pagat dhe shtesat e reja mbi pagë për ushtarakët aktivë dhe punonjësit mbështetës në ushtri e SHISH

1866
Përparim HALILI
Këshilli Ministrave, publikon vlerat e detajuara konkrete, sipas masës financiare që përfitojnë punonjësit për çdo gradë, pozicion pune, shërbime e nëpunës administrate në këta sektorë
Këshilli Ministrave, pas njoftimit zyrtar për rritjen e pagave për punonjësit ushtarakë e civilë në ushtri dhe në Shërbimin Informativ Shtetërorë, dje ka publikuar edhe vlerat konkrete të rritjes së pagave e shtesave, që janë bërë mbi pagat mujore të punonëjsve të këtij sektori, shkallëzuar e përcaktuar sipas pozicioneve të funksioneve dhe vendeve të punës për secilën kategori punonjësish. Siç dihet, sipas vendimit të këshillit të Ministrave, kjo rritje pagash e shtesash, shpërblimesh e trajtimesh të specifikuara në paga, ka nisur efektet e zbatimit qysh nga data 1 mars 2017. Rritja e pagave dhe shtesave financiare, që do aplikohet edhe në sektorët e shërbimit aktiv të ushtrisë dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, bashku me vlerat e rritjes së pagave mujore e shtesave për administratën publike deri në Kryeministri, ka një kosto financiare tepër të lartë, që sipas burimeve nga kryeministria, mendohet të përballohet me borxhe nga jashtë, ose me borxhe të brendshme nga bizneset dhe bankat e nivelit të dytë, proces që thuhet se ka nisur, mbasi pas 10 ditësh, afro 110 mijë punonjësit të cilëve u janë rritur pagat e shpërblimet, do të shkojnë pranë sporteleve të bankave, për të tërhequr pagat e reja, sipas rritjes së deklaruar se nis nga data 1 mars 2017. Kjo rritje pagash mujore shkon nga 7% deri në 36%, duke përfshirë çdo shërbim jashtë orarit ligjor të punës dhe në orët e natës, çdo vështirësi për çdo pozicion pune, çdo funksion në administratë, çdo profesion, çdo gradë e kualifikim shkencor për arsimtarët, pedagogët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe punonjësit mbështetës të administratës. Sipas llogarisë që ka bërë “lapsi” i qeverisë, pagesa e kësaj rritjeje për 10 muajt 1 mars-31 dhjetor 2017 shkon në vlerën 6 miliardë lekë, ndërsa për çdo vit të plotë 12 mujor, vlera e kësaj rritjeje është 7.2 miliardë lekë shtesë në fondin e pagave dhe pagesave suplementare. 

Shtesë page 8000 lekë në muaj, për kushte të veçanta pune e shërbimi 
1. Mjekët që shërbejnë në FA. 
2. Parashutistët. 
3. Oficerët apo nënoficerët në detyrë dhe të kualifikuar si zhytës. 
4. Oficerët, nënoficerët apo ushtarët profesionistë të kualifikuar, që shërbejnë në njësitë e Asgjësimit me Eksploziv të Municioneve dhe që kryejnë operacione për shkatërrimin e municioneve dhe eksplozivëve.
5. Oficerët, nënoficerët apo ushtarët profesionistë të emëruar në Batalionin Special Komando, të cilët kryejnë detyra taktike të Batalionit Special. 
6. Oficerët, nënoficerët apo ushtarët profesionistë të emëruar në Batalionin Komando, që kryejnë detyra taktike komando
Shtesë page 5000 lekë të reja në muaj, për kushte të veçanta pune e shërbimi 
1. Personeli ushtarak administrativ dhe ai i ndihmës, të emëruar në Batalionin Special Komando, por që nuk kryejnë detyra taktike të Batalionit Special. 
2. Personeli ushtarak administrativ dhe ai i ndihmës, të emëruar në Batalionin Komando, por që nuk kryejnë detyra taktike Komando 
3. Oficerët, nënoficerët apo ushtarët profesionistë në Qendrën e Stërvitjes Bazë, që janë emëruar në funksione dhe që kryejnë direkt stërvitjen bazë. 
4. Personeli ushtarak i Qendrës së Stërvitjes Bazë deri në nivel Kompanie. 
5. Personeli ushtarak në strukturën e Rojës Bregdetare. 
6. Personeli ushtarak i Policisë Ushtarake, i cili angazhohet direkt në punën operative dhe funksionale që kryen Policia Ushtarake. 
7. Personeli ushtarak deri në nivel kompanie në Forcën Tokësore. Komandantët e batalioneve në Forcën Tokësore. Personeli ushtarak i Kurseve në Akademinë e Nënoficerëve

Shtesë page 3000 lekë në muaj, për kushte të veçanta pune e shërbimi
1. Oficerët me specialitete detare të emëruar në pozicione organike, që kërkojnë kryerjen e lundrimeve dhe personeli ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar profesionist) i emëruar në anije. 
2. Personeli ushtarak i Policisë Ushtarake që nuk përfshihet në numrin rendor 
3. Personeli i Forcës Tokësore që nuk përfshihet në numrin rendor 
4. Personeli ushtarak (drejtimi dhe trupa) në Orkestrën Frymore. 
5. Personeli ushtarak i Qendrës së Stërvitjes Bazë që nuk përfshihet në numrin rendor 2. Personeli ushtarak i kompanisë së rikonicionit të Forcave Tokësore.
6. Personeli ushtarak i postave radioteknike dhe postave sinjal-vrojtuese, në Forcat Detare. Ushtarakë të tjerë në Akademinë e Nënoficerëve

Shtesë page 7400 lekë në muaj, për punë të vështirë dhe të dëmshme në shëndet në laboratorin e municioneve të Laboratorit Qendror të Forcave të Armatosura 
1. Shef laboratori 
2. Shef seksioni 
3. Teknolog kimis
4. Teknik i specialiteteve

Shtesë page 5900 lekë në muaj, punonjësit në laboratorin e analizave kimike në Laboratorin Qendror të ushtrisë dhe Njësinë e Mjekësisë Ushtarake, pranë Spitalit Ushtarak
1. Shef i laboratorit
2. Shef i seksionit
3. Specialist analizash
4. Specialist për sintezën 
5. Teknolog kimist. 
6. Mjek anatomopatolog
Shtesë 5200 lekë të reja shtesë page në muaj, punonjësit n Njësinë e Mjekësisë Ushtarake të Spitalit Ushtarak
1. Mjek neurokirurg 
2. Teknik për higjienën e ujit
3. Teknik për higjienën ushqimore
4. Inxhinier kimist
5. Mjek i laboratorit klinik biokimik
6. Kryelaborant klinik biokimik
7. Laborant klinik biokimik
8. Mjek histolog; Laborant histolog

Shtesë 4400 lekë shtesë në muaj, në gjithë strukturat e Ushtrisë
1. Teknik rendues 
2. Ushtarakët në rrjetet kompjuterike LAN/ËAN
3. Ushtarakët në pika ritransmetimi, radio-zbulim dhe pikat e vrojtimit të qendërzuara 
4. Inxhinier elektronik
5. Informaticien
Në njësinë e Mjekësisë Ushtarake, Spitali Ushtarak 
1. Mjek i higjienës ushtarake dhe inspektor sanitar
2. Mjek toksikolog
3. Mjek neuropsikiatër
4. Kryeinfermier në shërbimin e neuropsikiatrisë
5. Mjek anestezist reanimator
6. Ndihmës anestezist
7. Kryeinfermier reanimacioni
8. Kryeinfermier dhe infermiere të sallave të operacionit të urgjencës dhe të reanimacionit kirurgjikal
9. Teknik për DDD (Dizinfektim, Deratizim, Dezinsektim)
10. Prozektor
Në Laboratorin Qendror të Ushtrisë, seksioni analizave kimike dhe laboratorin e analizave kimike
1. Specialist i teknikës dhe aparaturës
2. Specialist ventilimi
3. Shofer i mjeteve speciale
Në seksionin e intendencës në laboratorin bakteriologjik 
1. Shef i seksionit
2. Teknolog kimist
3. Biokimist
Në seksionin e mjeteve të indikimit në laboratorin e analizave kimike
1. Specialist për teknikën e aparaturën
2. Specialist përpunimi qelqi 
Shtesë page 3700 lekë në muaj, në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura
1. Magazinier
2. Nënoficer karburantesh
3. Pilot avioni
4. Pilot helikopteri
5. Palombar (zhytës)
Në strukturat xheniere
1. Manovrator dhe ndihmës manovrator i makinerive të rënda (buldozer, eskavator, rulist, motorulist, vinçier, autovinçier etj) 
Në Njësinë e Mjekësisë Ushtarake Spitali Ushtarak
2. Mjek radiolog
3. Mjek depistim radiologjik
4. Mjek pneumolog
5. Laborant teknik në shërbimin e radiologjisë
6. Oksigjenist; Elektricist
7. Specialist mirëmbajtjes pajisjeve mjekësore
8. Në Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura: Drejtor
9. Zv/drejtor
Në Agjencinë e Ndërlidhjes e Informacionit: 
1. Teknik kabllist i rrjetit të jashtëm
2. Radist; Radiorelist
3. Operator
4. Specialist SUE (stacioni i ushqimit elektrik)

Shtesë page 3000 lekë në muaj, në gjithë strukturat xheniere
1. Motokompresorist
2. Pistoletist
3. Ndihmës motokompresorist
4. Ndihmës pistoletist
Në Njësinë e Mjekësisë Ushtarake, Spitali Ushtarak
1. Mjek fizioterapeut
2. Mjek hematolog
3. Mjek, kryeinfermier e infermier në shërbimin e urgjencës dhe të pranimit
4. Mjek infeksionit
5. Mjek reanimacion terapisë
6. Mjek epidemiolog
7. Teknicien i mjekësisë Forcave Ajrore(Aviacionit)
8. Teknicien i mjekësisë Forcave Detare (Marinës)
9. Masazhist në fizioterapi. 
Në Forcat Detare 
1. Shef stacioni akustik 
2. Instruktor
3. Laborant navigacioni
4. Radiometrist
5. Mirëmbajtës kuvertash
6. Nënoficeri planshetës operatore
Në Batalionin e Vëzhgimit Ajror
1. Komandanti i batalionit
2. Zv/komandanti i batalionit
3. Shef zbulimi i batalionit
4. Shef/Oficer shtabi operacional i batalionit
5. Specialist mirëmbajtje radar në batalion
6. Specialist mirëmbajtje radar në qendrat e vëzhgimit ajror
7. Shef i qendrës së vëzhgimit ajror
8. Zv/Shef i qendrës së vëzhgimit ajror
9. Komandant radari
10. Shef seksioni i përpunimit të të dhënave
11. Nënoficer i kontrollit të ekranit RD (radarit)
12. Nënoficer i përpunimit dhe transmetimit të informacionit
13. Nënoficer i teknikës speciale
14. Teknik mirëmbajtje për radarët
15. Ushtarakë në Qendrën Operacionale të Vëzhgimit Ajror. 
Në Qendrën Operacionale të Sovranitetit Ajror
1. Shefi i Qendrës Operacionale të Sovranitetit Ajror
2. Shefi i seksionit të drejtimit; Specialist ndërlidhje
3. Specialist i kontrollit të trafikut ajror
4. Specialist për mbrojtjen ajrore

1
Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktiv në frocat e Armatosura
2
Struktura e nivelit të pagave për ushtarakët aktivë, të personelit akademikë në Akademinë e Forcave të Armatosura
3
Shtesa e pagës mujore, për kushte të veçanta pune e shërbimi, për ushtarakët aktivë fluturues të Forcave të Armatosura

Nesër publikohen tabelat e tjera të rritjes së pagave dhe shtesave për ushtarakët aktiv dhe Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH)
Sigal