Nesër do të lexoni/ Pogradeci mes gërmadhave të vjetra dhe të reja

735
Bardhyl BERBERI
Shpesh herë të huajt që vizitojnë Pogradecin bëjnë një pyetje: “Ky qytet është turistik apo vetëm piktoresk?” Dhe ne e dimë se një qytet që të jetë turistik duhet të ketë disa parametra, të cilat e përcaktojnë si të tillë. Pogradeci është një qytet që çdo verë i dy e tre-fishohet popullsia me pushuesit e shumë të ardhur, jo vetëm nga brenda vendit, por edhe të huaj. Duhet thënë se krahas arritjeve dhe të veçantave që ka qyteti çdo verë, ai prej disa kohësh, sidomos pranë qendrës së tij, përballet më një sërë gërmadhash të vjetra dhe të rejash të ngritura prej 20 vjetësh që kanë ngelur si skelete të shëmtuara. Në hyrje të qytetit do të ndeshesh me një ndërtesë, e cila prej më shumë se 10 vjetësh është ngritur nga një agronom nga Devolli dhe ka ngelur si skelet i shëmtuar në breg të liqenit. Ai nuk e vazhdon ndërtimin pasi i janë mbaruar lekët. Ecën vetëm pak metra më pas dhe ndesh me një karburant të braktisur nga familja Guxholli, i vendosur në një ndërtesë të vjetër dhe tepër të shëmtuar… gërmadha këto që, jo vetëm që e kanë shëmtuar së tepërmi qytetin, por po bëhen rrezik për kalimtarët. Duhet të zhvendosesh vetëm pak metra dhe do të përballesh me një gërmadhë tjetër ish-turizmin….


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal