Ndryshojnë bursat, kriteret dhe procedurat e reja për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës

1584
Ndryshojnë bursat, ja kriteret dhe procedurat e reja
Studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore do t’i nënshtrohen intervistës për të fituar nga fondet e ekselencës. Dokumentet për ciklin e parë e të dytë, masterin dhe doktoraturën
Ministria e Arsimit vendosi të ndryshojë kriteret, masën dhe procedurat për përfituesit e bursave nga fondi i ekselencës për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore. Në ndryshimet e bëra në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nënvizohen edhe dokumentet që duhet të shoqërojnë aplikimi fillestar për bursë për studentet që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. Gjithashtu, udhëzimi i Nikollës vendos rregulla të reja për fazën e përzgjedhjes përfundimtare, ku nënvizohet se komisioni “kryen intervistën me të gjithë kandidatët e vlerësuar pozitivisht nga përzgjedhja paraprake. Intervista kryhet në prezencë të kandidatit ose në rrugë telematike kur ai ndodhet jashtë vendit”. Më tej, pas intervistës, kandidati do të ketë një afat 3-ditor për të dorëzuar të tjerë dokumente. “KP-ja, mbi bazën e rezultateve të përzgjedhjes së parë të intervistës, si dhe të dokumentacionit të aplikimit me dokumentacionin e kërkuar, bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve. Vendimet (procesverbalet e mbledhjes) e KP-së i bashkëlidhen urdhrit të ministres për shpalljen e kandidatëve fitues, ku është parashikuar edhe masa e bursës së akorduar secilit prej tyre”, theksohet në udhëzim.
1 – Dokumentet për bursa të posaçme për studentët që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë dhe të dytë
Dokumente që duhet të paraqesin kandidatët:
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website-i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Diplomat universitare të ciklit të parë dhe/ose të dytë të studimeve universitare, së bashku me aneksin e notave;
3 – Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë.
2 – Bursa të posaçme për studentët që ndjekin studimet e doktoraturës jashtë vendit
Dokumente që duhet të paraqesin kandidatët janë:
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website-i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Diplomat e studimeve universitare të ciklit të parë dhe të dytë, së bashku me aneksin e notave;
3 – Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë ku të përcaktohet programi i doktoratës ku kandidati është pranuar, kohëzgjatja zyrtare e studimeve të doktoratës dhe udhëheqësi shkencor;
4 – Projekt-ideja e temës së doktoratës, në të cilën të paraqitet qartësisht: objekti kryesor i studimit, metodologjia (në varësi të llojit të disiplinës), literatura kryesore që është përdorur apo që do të përdoret potencialisht.
3 – Bursa të posaçme për nëpunësit e administratës shtetërore
Dokumente që duhet të paraqesin kandidatët janë:
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website-i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë;
3 – Miratimin e titullarit të institucionit të administratës shtetërore ku punon nëpunësi.
Dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikantët që ndjekin studimet e vitit të dytë e më tej
A – Bursa e posaçme për studentët që ndjekin jashtë shtetit ciklin e pare dhe të dytë
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website-i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Certifikatë e notave dhe detyrimeve të shlyera nga kandidati për vitin akademik të mëparshëm dhe planin e studimit për programin që ndjek kandidati në universitetin pritës;
3 – Vërtetim nga universiteti pritës mbi mbështetjen financiare nga ana e tij për kandidatin, si dhe masën e financimit (origjinale ose fotokopje e noterizuar);
4 – Dokumentacionin justifikues financiar të shpenzimeve që mbulojnë vlerën e bursës së akorduar.
B – Bursa e posaçme për studentët e ndërmjetëm që ndjekin jashtë studimet e doktoraturës
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website-i i MASR-së: www.arsimi.gov.al.);
2 – Deklaratë nga institucioni i arsimit të lartë për periudhën e qëndrimit dhe frekuentimit të institucionit ku kryhet doktorata nga ana e kandidatit (origjinale);
3 – Vërtetim i institucionit pritës mbi ciklet e leksioneve të ndjekura dhe rezultatet e arritura (nëse ka) (origjinale);
4 – Artikuj të botuar (nëse ka) (origjinale);
5 – Raporti i ndërmjetëm i nënshkruar nga udhëheqësi shkencor, në të cilin të përmblidhet gjithë veprimtaria shkencore e kryer gjatë vitit akademik të mbështetur me bursë dhe parashikimi për vitin pasardhës akademik (origjinale);
6 – Vërtetim nga universiteti pritës mbi mbështetjen ose jo financiare nga ana e tij për kandidatin, si dhe masën e financimit (origjinale ose fotokopje e noterizuar);
7 – Dokumentacion justifikues financiar të shpenzimeve që mbulojnë vlerën e bursës së akorduar.
Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati për studimet e ciklit të parë e të dytë
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website -i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Kopje të pasaportës/kartës së identitetit;
3 – Vërtetim të qendrës së banimit;
4 – CV e hollësishme e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton të dhënat në CV;
5 – Dokument që vërteton përfundimin me sukses të studimeve të shkollës së mesme (dëftesë pjekurie, certifikatë e maturës shtetërore etj.) dhe/ose e diplomës së përfundimit të ciklit të parë të studimeve universitare. Këto dokumente duhet të dorëzohen si fotokopje të noterizuara;
6 – Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë (origjinale ose fotokopje e noterizuar);
7 – Planin e studimit për programin që do të ndjekë kandidati në universitetin pritës;
8 – Një parashikim të detajuar të kostos së studimeve të lëshuar nga universiteti pritës, si dhe një vërtetim nga universiteti pritës mbi mbështetjen ose jo financiare nga ana e tij për kandidatin, si dhe masën e financimit (origjinale ose fotokopje e noterizuar);
9 – Në rast bashkëfinancimi ndërmjet MASR-së dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendëse ose të huaja të paraqitet kopje e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendëse ose të huaja (përjashtuar ato shtetërore);
10 – Tri rekomandime origjinale për cilësitë e kandidatit.

Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati për studimet e doktoraturës
1- Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website -i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Kopje të pasaportës/kartës së identitetit;
3 – Vërtetim të qendrës së banimit;
4 – CV e hollësishme e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton të dhënat në CV;
5 – Diplomat e noterizuara të studimeve universitare të ciklit të parë dhe të dytë, së bashku me aneksin e notave (fotokopje e noterizuar);
6 – Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë ku të përcaktohet programi i doktoratës ku kandidati është pranuar, kohëzgjatja zyrtare e studimeve të doktoratës dhe udhëheqësi shkencor (origjinale ose kopje e noterizuar);
7 – Vërtetim nga institucioni pritës mbi financimin eventual të plotë ose të pjesshëm të studimeve të doktoratës së kandidatit (origjinale ose fotokopje e noterizuar);
8 – Në rast bashkëfinancimi ndërmjet MASR-së dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendëse ose te huaja të paraqitet kopje e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendëse ose të huaja (përjashtuar ato shtetërore);
9 – Projektideja e temës së doktoratës, në të cilën të paraqitet qartësisht: objekti kryesor i studimit, metodologjia (në varësi të llojit të disiplinës), literatura kryesore që është përdorur apo që do të përdoret potencialisht;
10 – Tri rekomandime për cilësitë dhe nivelin e kandidatit (referentët duhet të jenë persona që e njohin mirë kandidatin dhe kanë së paku gradën “doktor” ose janë figura të njohura në fushat e shkencës, kulturës, ekonomisë, politikës etj.).
Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati nëpunës i administratës shtetërore për studimet master
1 – Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website -i i MASR-së: www.arsimi.gov.al);
2 – Kopje të pasaportës/kartës së identitetit;
3 – Vërtetim të qendrës së banimit;
4 – CV e hollësishme e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton të dhënat në CV;
5 – Diplomat universitare te ciklit të parë dhe/ose të dytë të studimeve universitare. Këto dokumente duhet të dorëzohen si fotokopje të noterizuara.
6 – Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë (origjinale ose fotokopje e noterizuar);
7 – Një parashikim të detajuar të kostos së studimeve të lëshuar nga universiteti pritës, si dhe një vërtetim nga universiteti pritës mbi mbështetjen ose jo financiare nga ana e tij për kandidatin, si dhe masën e financimit (origjinale ose fotokopje e noterizuar).
8 – Në rast bashkëfinancimi ndërmjet MASR-së dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendëse ose të huaja të paraqitet kopje e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendëse ose të huaja (përjashtuar ato shtetërore).
9 – Tri rekomandime origjinale për cilësitë e kandidatit.
10 – Miratimin e titullarit të institucionit të administratës shtetërore ku punon nëpunësi, sipas formatit të parashikuar në udhëzim.
Sigal