Ndahet nga jeta muzikanti i shquar i këngëve popullore beratase 

148

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Avni Muka, muzikant i shquar i këngëve popullore beratase.

Avni Muka ka qenë instrumentist dhe këngëtar i këngës beratase në estradën e Beratit, në kulmin e sukseseve të saj, në vitet 60 – 70.

Ai është interpretues i shumë këngëve të njohura beratase si: “Sa të desha sa më deshe”; “Kur më shkon sokakut”; “Ika moj xhane ika”, “Sa të desha sa më deshe”; “Hodha sytë mbi Goricë”, etj…

Të shumta kanë qenë komentet ngushëlluese në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Avni Mukës. Ai kujtohet si “njeri i mrekullueshëm përveçse muzikant dhe këngëtar i mirë”, burrë fjalëpak e i thjeshtë,  “firzamonicisti i shkëlqyer”.