Ministrja Nikolla nuk e di ku janë kopshtet private: Nuk trokasim derë më derë

567
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen e dhunimit të fëmijës 3 vjeçar në kopshtin privat ‘Diren’. Ajo tha se inspektojmë kopshtet e licensuara, që janë 1 600 në gjithë vendin, ndërsa shtoi se shumë të tjerë janë pa licencë. “Nuk do shkojmë të trokasim në çdo portë. Nuk dimë ku janë kopeshtet private”, tha ajo. Dhe jo vetëm kaq: “Prindërit dhe media të denoncojmë dhunën”, shtoi Nikolla. Në fund, pasi kishte mbaruar prononcimin, Nikolla i kthehet gazetares së një TV, e revoltuar se pse e kishte pyetur mbi bazat dhe kriteret e licencimit të kopshteve. “Sa ka që hiqen si gazetar, kush e di nëse ata kanë diplomë apo jo”, thotë ministrja Nikolla.




Sigal