Mijëra qytetarë shkodranë pushtojnë sheshin qendror, policia lëndon një grua

559
Sigal

Ndërsa kryeministri Rama vazhdon tu bëjë karshëllik nga Vau i Dejës, me mijëra qytetarë shkodranë në këto momente kanë pushtuar qendrën e qytetit duke mos lejuar Ramën të vijë të mbajë miting në qytetin e tyre.

Siç shikohet edhe nga pamjet e Shkodraëeb, thirrjet ‘Rama ik’ kanë pushtuar qendrën e qytetit, duke treguar edhe njëherë se Shkodra djepi i antikomunizmit nuk do të lejojë pinjollin kryeministër të komunizmit të vijë dhe të kthejë në qytetin e tyre sistemin monist të votimeve Parti-Shtet.

Situata është tejet e tensionuar, ndërsa kanë nisur për konfrontimet e para mes shkodranëve dhe policisë, e cila ka nisur hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim të tyre.

si pasojë e këtij sulmi është lënduar një grua.

LIVE

LIVE – Marshimi qytetar në Shkodër

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 20. Juni 2019