Mbanin armë zjarri pa leje, prangosen dy të rinj në Malësinë e Madhe

1067
Sigal

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, pasi lëviznin nëpër qytet me armë zjarri pa leje.

30-vjeçari, Ditmir Hysenaj dhe Aleksandër Malaj, 26 vjeç, janë arrestuar njëri në lagjen Guerrile, ndërkohë që tjetri është ndaluar në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, policia njofton se 26-vjeçari Malaj ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia ka sekuestruar armët e zjarrit dhe disa krehëra me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër,

Kontrolle nga policia per rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që në Malësinë e Madhe arrestohet dhe një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen “Salo Halili”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.

Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.