Kriza politike, Presidenti Meta pret sot në takim Sali Berishën

534
Sigal

Pas takimit me krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit presidenti Ilir Meta do të takojë sot aktorë të tjerë të politikës.

Burimet bëjnë me dije se sot Meta do takohet në orën 12:00 me ish-presidentin Berisha.

Po dje Meta pati një takim edhe me ish- kreun e Shtetit, Rexhep Mejdani.

Kujtojmë që takimet e Metës vijnë në kohën kur po diskutohet për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.