Kosovë, dëbora bllokon 10 autobusë me mbi 300 nxënës

168

Mbi 10 autobusë me gati 350 nxënës gjenden të bllokuar në Qendrën Turistike në Brezovicë. Këta autobus janë me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.

Njëri nga nxënësit, Shkamb Duraku ka treguar për Indeksonline se ai bashkë me 350 nxënës gjenden të bllokuar në Brezovicë që 1 orë e më shumë.

Ai shton se së bashku me 50 nxënës tjerë kanë shkuar në këmbë deri në Shtërpcë duke ecur në borë tri orë për të kërkuar ndihmë.

“Ju lutem na ndihmoni, kemi qenë të bllokuar në Brezovicë. Prej qendrës skijimit kemi shkuar në këmbë në Shtërpcë për tri orë, unë edhe 50 tjerë. Po tash nuk po arrijna me u bë bashkë, jemi nda krejt e nuk po e dimë as ku jemi. Ndihmona se jena keq” ka thënë nxënësi nga një shkollë e Prishtinë.

27.al