KLD merr statusin e vëzhguesit në “Rrjetin Evropian të Këshillave të Gjyqësorit”

41
Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori statusin e vendit vëzhgues në “Rrjetin Evropian të Këshillave të Gjyqësorit” (ENCJ) gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme që u zhvillua nga data 3-5 qershor, në Hagë, Holandë, ku u përfaqësua nga anëtarët e tij , Artan Broci dhe Gjin Gjoni.
Kjo asamble ishte e një rëndësie të veçantë, pasi me marrjen e statusit si një vend kandidat i Bashkimit Evropian, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në statutin e ENCJ, fitoi të drejtën për marrjen e statusit të vendit vëzhgues pranë saj, qe u bë e mundur me një vendim unanim në Asamblenë e Përgjithshme të ENCJ.
Rrjetit Evropian i Këshillave të Gjyqësorit (ENCJ) është organizatë e pavarur jofitimprurëse e përkushtuar në përmirësimin e cilësisë të së drejtës evropiane, marrë në kuptimin më të gjerë të saj. Anëtaret e këtij rrjeti janë institucionet shtetërore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë të pavarura nga ekzekutivi dhe legjislativi dhe sigurojnë mbështetjen e gjyqësorit në ofrimin e pavarur të drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë beson se prezenca e tij pranë ENCJ-së është mjaft e domosdoshme dhe do të ndikojë në vijimësinë e ndërtimit të një gjyqësori të pavarur dhe të përgjegjshëm në vendin tonë.